LAJMI I FUNDIT:

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

Sot (05.08.2021) policët nga SPB Manastir dhe DPB Resnje kanë privuar nga liria K.S. nga Leva Reka – Resnje për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka shkaktuar zjarr në Leva Reka, në të cilën u dogj pylli trungshkurtër, i cili në ora 17:40 është vënë nën kontroll, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai është nën arrest në stacionin e policisë dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rasti.

Kujtojmë, se gjatë ditës së djeshme, (04.08.2021) MPB-ja njoftoi edhe për katër të dyshuar tjerë për zjarrvënie në Maqedoninë e Veriut.