Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha lidhur për padinë e ngritur në Gjykatën e Parisit për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur “Non grata” së bashku me familje.
“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, ka thënë ambasada në reagimin e saj.
Mesditën e sotme, ish-kryeministri Berisha publikoi padinë e ngritur ndaj Antony Blinken, ndërsa iu drejtua Sekretarit Amerikan, por edhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi mosfutjen e tij në Parlament, që të nxjerrin faktet, provat dhe dokumentet që kanë ndaj tij për konsumim të veprës penale të korrupsionit.
Berisha e cilësoi vendimin për shpalljen e tij “non grata” një vendim politik dhe hakmarrje të George Soros dhe Edi Ramës, ndërsa nuk kurseu dhe sulmet e forta ndaj ambasadores Kim, teksa e cilësoi atë si “guvernatore” në vendin tonë.
”Së pari do më lejoni të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore kërkon ti diktojë këtij vendi se kush duhet apo nuk duhet të futet në parlament.
Ajo qëndrimin e saj e lidhi me dogmën e barit. Jo rastësisht. Ajo është njëri i shkolluar mirë dhe ka lexuar dhe Enver Hoxhën dhe Linkonin etj. Për të gjithë ata para gjeneratës suaj diktati dhe bari janë binom i pandarë.
Shqiptarët e dinë se në diktaturë kur njerëzit për dramën e tyre i kishin deleguar arsyen diktatorit ai i ofronte si rrugë shpëtimi për mbrojtjen tij barin. Shqiptarët kanë hëngër bar dhe kanë vdekur.
Kjo ka ndodhur edhe në Korën e Veriut. Tani nuk ndodh se tani ai i ka dhënë ca parcela njerëzve. Kjo që po bëj është që shqiptarët mos hanë bar dhe shqiptarët mos u ofrohet bari, është transparencë. Unë nuk ofroj bar, ofroj transparencë.
Nuk mbrohet Berisha nga sovraniteti, Kushtetuta, por Berisha nuk pranon që nën diktat t’i shkelë ato. Rruga e vetme për t’i mbrojtur është transparenca. Nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë pa ushtruar misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptarë.
Kryetari i PD në takimin me Kim ka kërkuar të njëjtën gjë dhe ftoj çdo shqiptar të kërkojë të njëjtën gjë. Ata që nuk ofrojnë transparencë dhe i ofrojnë shqiptarëve barin kanë frikë nga e vërteta, i tremben asaj. Unë kam deklaruar se një fakt mund të paraqitet. Qëndroj i vendosur dhe ta dini mirë që nuk ka forcë në botë që të më imponojë mua përveç transparencës një vendim tjetër përveçse këtij që kam shprehur.
Kam qenë një herë në një vend mik, para pak vitesh. Më priti kryetari i parlamentit. Ai ishte blacklistuar njësoj si Berisha. Ai drejtonte parlamentin sigurisht i keqardhur se nuk ka njëri që nuk ka keqardhje kur sheh të vijë një vendim nga një vend që admiron, pa asnjë bazë, dokument. Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit fakte, prova, dokumente”, tha Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje