LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Gjilan, vdes një person

Aksident në Gjilan, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën Gjilan-Prishtinë, në fshatin Bresalc.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.


“Me datë 04.08.2021 rreth orës 23:25 ne rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc komuna e Gjilanit, ka ndodhur aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve në lëvizje. Si pasoj e këtij aksidenti, jetën e humb drejtuesi i Automjetit BMV, ndërsa lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat ku kanë kërkuar ndihmë mjekësorë fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan e më pastaj tre nga ta për shkak të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, tha Hashani.

Ai shtoi se nga raportet që kanë pranuar nga spitali fatmirësisht të lënduarit  janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ne vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me vendin të tij, trupi i pa jetë i vozitësit që ka humbur është dërguar në IML për obduksion”, tha Hashani.

Hashani shtoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe se policia po kryen hetimet për të parë se si erdhi deri te aksidenti. /Telegrafi/