LAJMI I FUNDIT:

Macet që flenë në shtratin e pronarit janë në rrezik të infektohen me coronavirus, thonë ekspertët

Macet që flenë në shtratin e pronarit janë në rrezik të infektohen me coronavirus, thonë ekspertët

Macet që flenë në shtratin e pronarit të tyre po infektohen me coronavirus, tregojnë hulumtimet.

Shkencëtarët paralajmërojnë njerëzit që rezultojnë pozitiv se duhet të shmangin kontaktin me kafshët shtëpiake për të parandaluar përhapjen tek kafshët që veprojnë si “rezervuarë” të virusit. Ekspertët kanë frikë se kafshët përfundimisht mund ta transmetojnë virusin te njerëzit – megjithëse asnjë rast i njohur i kësaj nuk është konfirmuar.

Një studim holandez i familjeve ku dikush kishte testuar pozitivisht tregoi se macet ishin më të ndjeshme ndaj COVID-19 sesa qentë.


Dy të tretat e maceve dhe 43 për qind e qenve në studim rezultuan pozitivë për antitrupa. Gjysma e qenve përjetuan simptoma, kryesisht mungesë të energjisë dhe humbje të oreksit. Disa kafshë kishin kollë ose diarre. Rreth 40 për qind e maceve me COVID-19 kishin vështirësi në frymëmarrje dhe kishin hundë të lëngshme – me tre prej kafshëve shtëpiake që kishin simptoma të rënda, shkruan The Mirror.

Dr Els Broens, në Universitetin Utrecht, tha: “Sidoqoftë, shqetësimi kryesor nuk është shëndeti i kafshëve – ata nuk kishin simptoma të rënda të COVID -19 – por rreziku i mundshëm që kafshët shtëpiake të mund të veprojnë si përçues popullatën njerëzore”. Një studim i veçantë i 156 qenve dhe 154 maceve në Ontario, Kanada, zbuloi se macet që flinin në shtratin e pronarit të tyre kishin më shumë gjasa të infektoheshin.

Profesor Dorothee Bienzle, nga Universiteti i Guelph në Kanada, tha: “Nëse dikush ka coronavirus, ka një shans çuditërisht të lartë që ta kalojnë atë tek kafshët e tyre. “Macet, veçanërisht ato që flenë në shtratin e pronarit të tyre, duket se janë të prekshme. Pra, nëse jeni të infektuar me COVID -19, unë do t’ju këshilloja që të mbani distancën tuaj nga kafsha juaj – dhe ta mbani atë jashtë dhomës së gjumit”.

Të dy studimet u prezantuan në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pesë shtëpi të vendosura në vendet më të rrezikshme në botë: A do të guxonit të kalonit natën në to?

Pesë shtëpi të vendosura në vendet më të rrezikshme në botë: A do të guxonit të kalonit natën në to?

Çfarë të vizitosh
Përse është vagjina fantastike

Përse është vagjina fantastike

Intimitet dhe Pasion
Kuzhina e vogël e ëndrrave: Çdo centimetër përdoret në maksimum, ka vend për gjithçka

Kuzhina e vogël e ëndrrave: Çdo centimetër përdoret në maksimum, ka vend për gjithçka

Rregullimi i shtëpisë
Si ta ndihmojmë veten nëse ndjehemi të deprimuar?

Si ta ndihmojmë veten nëse ndjehemi të deprimuar?

Këshilla Lifestyle
Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë

Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë

A e dini se...
Nuk e duroni zhurmën e përtypjes së ushqimit? Ndoshta vuani nga një gjendje e pazakontë

Nuk e duroni zhurmën e përtypjes së ushqimit? Ndoshta vuani nga një gjendje e pazakontë

Lifestyle
Kalo në kategori