Futbollit të Kosovës së shpejti mund t’i shtohet një tjetër nivel i garave.
Bëhet fjalë për Ligën U21, propozim i cili tashmë është zyrtarizuar nga këshilltari profesional i FFK-së, Ajet Shosholli, në koordinim me Bordin e Shoqatës së Trajnerëve dhe kryetarin e saj, Muharrem Sahiti.
Ky propozim tashmë i është paraqitur Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, organ i cili do ta shqyrtojë së shpejti për t’i dhënë drejtim kësaj ideje.
Trajneri i mirënjohur Ajet Shosholli, për faqen zyrtare të FFK-së e ka sqaruar propozimin e tij, duke thënë se formimi i kësaj lige është i domosdoshëm, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat po ballafaqohen lojtarët e rinj, të cilët pas skadimit të mundësisë për të luajtur në ekipet U19, po gjenden në situatë të pa-lakmueshme dhe shumë prej tyre edhe po heqin dorë nga vazhdimi i karrierës si futbollistë.
“Pas konsultimeve të vazhdueshme me presidentin Ademi, kemi ardhur në përfundim se formimi i Ligës për grupmoshën 21-vjeç është domosdoshmëri. Po e shohim se shumë futbollistë pas përfundimit të kohës si lojtarë të ekipeve U19, nuk po arrijnë të gjejnë vend në ekipet e para. Në të shumtën e rasteve vetëm nga dy apo tre lojtarë arrijnë t’i bashkohen ekipeve të para, derisa lojtarët e tjerë ndodhen në situatë të vështirë”.
“Për këtë arsye, ne e shohim të domosdoshme krijimin e Ligës U21, e cila do t’ia mundësonte këtyre lojtarëve vazhdimësinë e punës dhe garave. Ky është një lloj modeli të cilin e praktikojnë edhe vendet e tjera evropiane, të cilat garojnë me ekipet B”.
“Kjo ligë do t’i jepte mundësinë lojtarëve që të rrisin formën e tyre, teksa në të do të mund të përfshihen edhe dy-tre lojtarë nga ekipet e para, të cilët kanë mungesë të ndeshjeve apo për një kohë kanë qenë të lënduar. Pra, si ligë do të kishte shumë benifite edhe për vet klubet”.
“Normalisht se pjesëmarrja në një ligë të tillë nuk do të jetë obliguese, por rekomandohet për ato klube që i kanë kushtet më të mira dhe që kanë numër të madh të lojtarëve, e të cilët e kanë të vështirë të gjejnë vend në ekipin e parë”, ka thënë strategu i futbollit kosovar, Ajet Shosholli.
Në futbollin tonë krahas garave të ekipeve të seniorëve organizohen gara në nivel kombëtar edhe në grupmoshat nën 17-vjeç dhe nën 19-vjeç në konkurrencën e meshkujve, si dhe garat nën 17-vjeç në konkurrencën e femrave, derisa në regjione organizohen garat në të gjitha grupmoshat më të ulëta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit
"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë