LAJMI I FUNDIT:

LDK akuzon LVV-në për “kapje” të Bordit të AKP-së

LDK akuzon LVV-në për “kapje” të Bordit të AKP-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar sot Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet se po vazhdon me kapjen e institucioneve të pavarura, përfshirë edhe Bordin e AKP-së, të njëjtit institucion që ia kishin paralajmëruar shuarjen.

Në një reagim për media, LDK thekson se në vend të shuarjes, Lëvizja Vetëvendosje vendosi në Bord të ri militantë partiakë.

“Së paku tre anëtarë të rinj të Bordit janë anëtarë partiak të Qeverisë së Vetëvendosjes; dy nga të cilët ish kandidatë për deputetë; të cilët kishin dështuar paraprakisht të zgjidhen. Ftojmë Kuvendin e Kosovës, të refuzojnë kapjen. Ftojmë organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe organizatat ndërkombëtare të ngrisin zërin kundër dukurive të tilla”, thekson LDK.


Për më tepër, LDK kujton se logjika e politizimit të sferave të qeverisjes, nëpërmjet kapjes së hises me militantë partiak, përveç se është e paligjshme është edhe moralisht e gabuar dhe se një praktikë e tillë ndaj agjencive ligjërisht të pavarura është praktikë tashmë e zakonshme e Qeverisë populliste që kapjen dhe nepotizmin e ka shndërruar në kauzë.

“Logjika e politizimit të të gjitha sferave të qeverisjes, nëpërmjet kapjes së hises me militantë partiak, përveç se është e paligjshme është edhe moralisht e gabuar. Një praktikë e tillë ndaj agjencive ligjërisht të pavarura është praktikë tashmë e zakonshme e Qeverisë populliste që kapjen dhe nepotizmin e ka shndërruar në kauzë”, përfundon reagimi.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kryeministri Kurti gjatë propozimit të këtij vendimi ka thënë se në Programin qeverisës është paraqitur edhe ndryshim rrënjësor i statusit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Në përputhje me përgjegjësitë tona kushtetuese e ligjore, po i propozojmë sot, Kuvendit të Republikës së Kosovës Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Presim që bordi i ri të marrë masat për të ndaluar proceset, që tashmë ne si Qeveri i kemi paraprirë, duke kërkuar ndaljen e tyre”, tha kryeministri Kurti.

Kandidatët për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë: Nazmi Mikullovci, Syzana Dautaj-Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi – Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muçolli dhe Avni Ajdini.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori