LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni 31 përqind e popullsisë mbi 18-vjeç janë vaksinuar me dozën e parë

Në Maqedoni 31 përqind e popullsisë mbi 18-vjeç janë vaksinuar me dozën e parë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po bëhet me ritëm të mirë në të gjithë vendin. Që nga 1 gushti, 31% e popullsisë mbi 18 vjeç janë vaksinuar me një dozë të vaksinës kundër Covid 19.

Nga MSH thonë se tek personat mbi 50 vjeç vaksinimi me një dozë është 50.6%, tek personat mbi 60 vjeç vaksinimi me një dozë është 61.2%, ndërsa tek personat mbi 70 vjeç është 64.9%, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas të dhënave të fundit, më shumë të vaksinuar me dozën e parë, janë në kryeqytet Shkup – 159,514, më pas në Manastir – 35,067 dhe në Tetovë gjithsej 31,007 qytetarë. Kumanova, Prilepi dhe Ohri kanë midis 20,000-25,000 qytetarë të vaksinuar me dozën e parë, dhe rreth 15,000-20,000 qytetarë janë vaksinuar deri më tani në qytetet Veles, Kavadar, Strumicë, Gostivar dhe Shtip, ndërsa në Koçan dhe Strugë janë vaksinuar pak më shumë se 10 mijë qytetarë.

“Vaksinimi është duke u zhvilluar në pikat ekzistuese të vaksinimit në vend, ku qytetarët mund të vaksinohen pa termin. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në të gjithë vendin, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim dhe vendbanim rural. Procesi i vaksinimit me vizitë në shtëpi zhvillohet pa probleme dhe në kohën e duhur sipas interesit të qytetarëve për këtë shërbim. Ka mjaft vaksina dhe ato janë në dispozicion për këdo që dëshiron të vaksinohet”.

“Ne apelojmë për sa më shumë interes që të jetë e mundur në periudhën në vijim. Vaksinimi është mënyra e vetme për të mposhtur virusin dhe për të parandaluar përhapjen e tij të mëtejshme në ditët e vjeshtës, pra në ditët kur valë e re e llojit Delta parashikohet në të gjithë botën”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori