Deputeti nga Lista Guxo, pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, deklaroi sot se dallimi në mes të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentes Vjosa Osmani është se angazhimi i të parit ka qenë për të vënë pazar tokat e Kosovës.
Duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të PDK-së rreth shpenzimeve të presidentes Osmani, Avdyli në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se paga e Osmanit është e njëjtë me atë që e ka pasur Thaçi.
“Një dallim substancial në mes të Hashim Thaçit dhe Vjosa Osmanit është që paga është e njëjtë, por angazhimi i Hashim Thaçit ka qenë për të vënë pazar tokat e Kosovës, duke krijuar dhe duke thënë që komunat veriore janë komuna të Rankoviqit edhe duke thënë që ne do ta bashkojmë Preshevën dhe Luginën dhe ajo ka qenë një përrallë. Ndërsa, Vjosa Osmani e ka pagën e njëjtë, por nuk i ka vendosur këto pazare të tokave të Kosovës”, tha Avdyli.
Ndaj tij ka reaguar nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha nuk mund të gjendet asnjë dokument që pohon fjalët e deputetit Avdyli.
“Zoti deputet, hajgare po flet ti edhe nuk je duke ia qëlluar hiç edhe sinqerisht sikur të isha në vendin tënd do të më ndihesha keq. Po i përmend emrin e ish-presidentit i cili sot është në disa rrethana krejt tjera, për një punë dhe një aktivitet që nuk e ka bërë vetëm, po ka qenë kryesori apo ndër kryesorët dhe e ka bë me shumë të tjerë, i cili aktivitet na ka mundësuar që ne sot të jemi këtu deputetë. Nëse u përmend paga e presidentes, presidentja nuk ia cakton pagën vetes, por është ligji. Fol për këtë, por mos tërhiq paralele, mos hy në teori konspirative dhe mos fol pa fakte. Asnjëherë, po ta garantoj me jetë, asnjëherë, e them me përgjegjësi njerëzore se ti nuk ke pa, as nuk ke pasur mundësi ta shohësh asnjë dokument të cilit mund t’i referohesh. Jo, ndarja e Kosovës! Pallavra janë këto, andaj kur të flasësh për figurën e ish-presidentit Thaçi kuptoje që nuk mund ta ndërrosh historinë. Kuptoje që njerëz të caktuar të vegjël gjithmonë kanë dashur dhe dëshirojnë të rriten vetë duke e përmendur figurën e ish-presidentit Thaçi”, tha ai.
Deputeti Haxhi Avdyli ka insistuar se deklaratat e ish-presidentit të Kosovës kanë qenë publike.
“Unë nuk kam nevojë që të kem qasje në dokumentacionin e tij, sepse ato deklarata kanë qenë publike, kanë qenë në konferenca për shtyp, kanë qenë në statuset e tij në Facebook ku janë quajtur komunat e Rankoviqit, Leposaviqi dhe disa komuna të tjera dhe në të njëjtën kohë është përmend që ne do ta bashkojmë Preshevën, edhe atë duke folur nga ndonjë çajtore atje. Kështu që, nuk është e thënë që ne tash e kemi të ndaluar të mos flasim edhe për një realitet, derisa ju dhe deputetët e juaj merren me shpifje duke thënë që ka keqpërdorime të parasë publike”, tha ai.kp/Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje