LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Kosovë, ministri Mehaj apel qytetarëve: Denonconi keqbërësit

Zjarret në Kosovë, ministri Mehaj apel qytetarëve: Denonconi keqbërësit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo abuzim nga persona të ndryshëm në lidhje me ndezjen e zjarreve të fundit në Kosovë.

Thirrja e ministrit Mehaj vjen pas shtimit të vatrave të zjarrit në disa lokacione të vendit, përfshirë malet e Sharrit dhe Rugovës.

Ministria e Mbrojtjes, ka thënë Mehaj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar dhe që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.


“Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret. Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm”, shkruan Mehaj në Facebook.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë është në gatishmëri dhe veprim të plotë për të menaxhuar, tejkaluar dhe sanuar gjendjen e krijuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori