Në shënim të Ditës së Diasporës, kryeministri i Albin Kurti, ka zhvilluar bashkëbisedim me mërgimtarë, profesionistë të fushave të ndryshme, që po qëndrojnë në Kosovë.
Në këtë bashkëbisedim morën pjesë zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.
Në hapje të takimit, kryeministri theksoi se qeveria ka vëmendje të veçantë për mërgatën dhe kjo është reflektuar edhe në Programin e Qeverisë. Ai vlerësoi se mërgata është pjesë vitale e kombit, e cila ndodhet jashtë atdheut, por, patjetër se është brenda kombit.
“Këtë rëndësi kaq të madhe të mërgatës tonë, ne synojmë që ta shndërrojmë në prioritet në qeverisjen tonë në muajt e në vitet në vijim, duke e llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm”, tha kryeministri Kurti.
Ai i falënderoi mërgimtarët për gjithë kontributin dhe rolin para, gjatë dhe pas luftës, para dhe pas shpalljes së pavarësisë dhe sot e kësaj dite.
“Sepse e dimë që nuk ka një popull tjetër në zhvillimet historike të të cilit mërgata ka pasur një rol kaq vendimtar. Ky është një borxh të cilin nuk do të mund t’ua paguajmë kurrë, veçse ajo çka zotohemi është që të punojmë bashkë për të mirën e përbashkët edhe tuajën atje, edhe tuajën kur të vini këtu edhe të qytetarëve të Republikës e të familjeve tuaja, të cilët ju i vizitoni shpesh gjatë vitit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti, në përmbyllje të bashkëbisedimit me mërgimtarët.
Qeveria e Kosovës do të krijojë një program nacional për transferim të dijes dhe përvojës nga diaspora në Kosovë.
Zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i njoftoi të pranishmit se Qeveria është duke punuar në një strategji të re për diasporën, një projektligj të ri dhe zhvillimin e një koncepti për dialog me qytetarët tanë jashtë vendit. “Në këtë drejtim, ne po punojmë ta fuqizojmë rolin ndërmjetësues të diasporës në takime të niveleve të larta tek vendimmarrësit politikë dhe korporatat e mëdha në vendet ku ata jetojnë, duke krijuar mekanizma për angazhim”, tha ajo, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët