LAJMI I FUNDIT:

Momente paniku pas të shtënave në New Orleans, plagosen pesë persona

Momente paniku pas të shtënave në New Orleans, plagosen pesë persona

Në orët e para të mbrëmjes së të dielës së kaluar, në zemër të New Orleans, në një lagje franceze kanë mbetur të plagosur pesë meshkuj, dhe kjo bëri që mijëra turistë të vrapojnë në të gjitha anët që t’i shpëtojnë plumbave.

Gjithçka ndodhi kur u dëgjuan të shtënat e armëve në rrugën Bourbon, e pamjet e publikuara në Twitter shfaqin momente paniku dhe kaosi – derisa turma po vraponte për t’i shpëtuar vdekjes, transmeton Telegrafi.


E pas tërë kësaj katrahure, policia ka konstatuar se pesë meshkuj janë plagosur e një tjetër është arrestuar nën dyshimin se ishte i përfshirë.

Katër prej viktimave ishin nga mosha 26 deri në 51-vjeç, kurse i pesti identiteti i të cilit nuk është zbuluar – nuk dihet mosha e tij.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi, kurse policia ka njoftuar se po vazhdon hetimet për të përcaktuar se çfarë çoi deri te kjo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori