LAJMI I FUNDIT:

Tahiri siguron donacion për ndërtimin e tregut modern në vlerë prej 400 mijë eurove

Tahiri siguron donacion për ndërtimin e tregut modern në vlerë prej 400 mijë eurove

Qyteti i Vushtrrisë shumë shpejt pritet të bëhet me treg të ri modern. Kjo pasi të dielën kryetari Xhafer Tahiri nënshkroi marrëveshje me organizatën Islamic Relief-dega në ShBA në vlerë prej 400 mijë eurove.

Me këtë rast i pari i Vushtrrisë e vlerësoi si njërin ndër projektet më të rëndësishme për qytetin që ai drejton, por edhe më gjerë.

Tahiri tha se ky projekt do të jetë një arsye më shumë për të vizituar Vushtrrinë, pasi do të ketë edhe dimensionin kulturor


“Është prej marrëveshjeve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik lokal të qytetit të Vushtrrisë e që ka të bëjë me ndërtimin e tregut për prodhues vendorë. Cdo prind mund t’i merr fëmijët e tyre përdore dhe t’i dërgojë në treg për t’ia mësuar tregtinë. Kështu që përveç aspektit ekonomik e zhvillimor do ta ketë edhe dimensionin social, por do të ketë edhe dimensionin tjetër që do të tërheqë shumë vizitorë edhe nga Kosova edhe nga jashtë sepse është një prej tregjeve ma unike që do të bëhet jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha hapësirat tjera shqiptare”, tha ai.

Ky projekt që pritet t’ua lehtësojë tregtarëve vushtrrias shitjen e produkteve të tyre pritet të përfundojë brenda dy vitesh.

“Presim që brenda dy viteve të përfundojë komplet projekti. Jam shumë i lumtur që kemi arritur të sigurojmë një donacion prej 400 mijë dollarëve për këtë projekt tepër të rëndësishëm për Vushtrrinë. Dua të falënderoj Islamic Relief-dega në ShBA. Vitin e kaluar kemi realizuar një projekt prej 400 mijë eurosh në sektorin e Bujqësisë. Po ashtu me këtë organizatë ofrojmë shërbime shëndetësore në shtëpi për rreth 20 mijë qytetarë në komunën tonë’, tha ai.

Edhe përfaqësuesi i organizatës Islamic Relief-dega në ShBA, Mohamed Soliman e vlerësoi si të rëndësishëm ndërtimin e tregut të ri në qytetin e lashtë të Vushtrrisë.

“Sot ne jemi këtu për të nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për krijimin e tregut lokal në Vushtrri. Në fakt ky projekt është një projekt i ri dhe unik, është një projekt fantastik, komponenti i këtij projekti është shumë unik, tregu lokal është këtu, kështu që fermeri vendas mund të shesë prodhimet e tij, madje edhe fëmijët mund të mësojnë se si të tregtojnë dhe ka shesh lojërash për fëmijët. Shpresojmë që të fillojë projekti brenda këtij viti. Ne presim që kompletimi i këtij projekti të zgjasë rreth dy vjet, dhe shpresojmë më të mirën për qytetarët e Vushtrrisë”, tha ai.

Tahiri e Soliman u dakorduan që bashkëpunimin në të ardhmen ta fokusojnë edhe në fushën e edukimit./kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori