LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron Zvicrën për ditën e pavarësisë

Osmani uron Zvicrën për ditën e pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Zvicrën për Ditën e Pavarësisë.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Zvicra është shtet mik për Kosovën.

“Gëzuar Ditën Kombëtare presidentit të Konfederatës, Guy Parmelin dhe miqve zviceranë. Zvicra është një shtet mik dhe aleate e fortë e Kosovës për dekada të tëra, por për edhe i veçantë për ne kjo pasi është shtëpia e diasporës sonë të mrekullueshme. Kombi juaj paqedashës le të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë”, ka shkruar Osmani.