LAJMI I FUNDIT:

Faqja e UEFA-s reklamon ‘Arenën Kombëtare’, pyet tifozët nëse e din ku gjendet ky stadium që do ta organizojë finalen e Ligës së Konferencës

Faqja e UEFA-s reklamon ‘Arenën Kombëtare’, pyet tifozët nëse e din ku gjendet ky stadium që do ta organizojë finalen e Ligës së Konferencës

Faqja zyrtare e Ligës së Evropës postimin e fundit në rrjetet sociale ia ka kushtuar stadiumin kombëtar shqiptar “Arena Kombëtare”, i cili gjendet në qendër të Tiranës.Arena Kombëtare apo e njohur ndryshe edhe si ‘Air Albania Stadium’ u përurua zyrtarisht me një ceremoni më 17 nëntor të vitit 2019.

Ndeshja e parë, ishte e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 të luajtur në orën 20:45 mes Kombëtare së Shqipërisë dhe Francës, e cila u fitua 2-0 nga mysafirët.


Inaugurimi i “Air Albania Stadium” – pamje nga hapja me ceremoni brilante dhe një koreografi fantastike
Lexo po ashtu Inaugurimi i “Air Albania Stadium” – pamje nga hapja me ceremoni brilante dhe një koreografi fantastike

Megjithatë, bukuria arkitektonike dhe kushtet e mira në stadium bënë që ‘Arena Kombëtare’ të vlerësohet lartë.

Drejtuesit e UEFA-s vendosen ta zgjedhin stadiumin kombëtar shqiptar si organizator të finales së parë të garës më të re evropiane, Liga e Konferencë.

Dhe pikërisht për këtë shkak, faqja zyrtare e Ligës së Evropës e ka reklamuar ‘Arenën Kombëtare’ dhe ka pyetur tifozët nëse e din ku gjendet.

Zyrtare: Finalja e edicionit të parë të Ligës së Konferencës të organizuar nga UEFA do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”
Lexo po ashtu Zyrtare: Finalja e edicionit të parë të Ligës së Konferencës të organizuar nga UEFA do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”

“Kjo Arenë Kombëtare do të organizojë finalen e parë të Ligës së Konferencës më 25 maj … Por KU është?”, shkruan në postimin e faqes zyrtare.

Ndryshe, stadiumi ka një kapacitet prej 22,500 vendesh që përbëjnë stadiumin më të madh në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

La Liga
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori