LAJMI I FUNDIT:

Latifi: Në kohën kur Rama takon Vuçiqin në Shkup, Serbia e Rusia kanë bindur një shtet për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Latifi: Në kohën kur Rama takon Vuçiqin në Shkup, Serbia e Rusia kanë bindur një shtet për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar pas takimit të djeshëm në Shkup ku u promovua ideja e iniciativës ballkanike “Open Ballkan” në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në një postim në Facebook ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke thënë se në kohën kur ai së bashku më Serbinë po nisin ide të reja, ka kuptuar se si shteti serb së bashku me Rusinë kanë arritur një shtet të rëndësishëm ta bindin për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“Para disa ditësh, prej një burimi të mirinformuar, e mora vesh se Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ia ka arritur ta bindë një shtet të madh e të rëndësishëm për ta tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa  Edi Rama, midis Shkupit, na e paraqet Vuçiqin si lider progresi, si lider që po punon për mirëqenien e Ballkanit”, ka shkruar Latifi në Facebook.


Latifi thotë se ai e din edhe emrin e këtij shteti, por nuk mundet ta thotë publikisht.

“Burimi i informatës ma dha edhe emrin e shtetit, por m’u lut të mos e them publikisht. Ndërkaq, neve s’na mbetet tjetër përveçse edhe njëherë t’i hedhim sytë nga Amerika, për të na shpëtuar nga një fatkeqësi tjetër e madhe diplomatike, e përgatitur me aq mund dhe gjatë nga lideri i Open Balkan, miku i Ramës dhe armiku ynë numër një, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Latifi.

Ndryshe, dje në Shkup janë takuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori