Drejtorja e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq thotë se për momentin në klinikë po mjekohen 15 pacientë për shkak të komplikimeve nga coronavirusi.
Ajo thotë se i vogël është numri i pacientëve për dallim nga valët tjera të virusit dhe se coronavirusi nuk ka përfunduar.
“Numri i të infektuarve nuk ndryshon. Për çdo ditë rritet, për shkak të llojit më infektues se alfa, siç është delta. Personalisht nuk besoj se vala e katërt do të godasë në këto temperatura, ashtu sikurse u ballafaquam me pranverën dhe vjeshtën e vitit të kaluar. ne jemi vend i vogël, gjysmë milion tashmë janë vaksinuar, dhe gati 160 mijë persona e kanë kaluar virusin. Këto janë faktorë që ndikojnë”, tha Stevanoviq.
Ajo thekson se edhe pse ka persona të vaksinuar që janë infektuar me virusin nuk pritet trysni ndaj sistemit shëndetësor dhe rende në spitale.
“Qëllimi i vaksinës është të mos infektohemi, por për shkak se lloji delta dominon dhe më lehtë përçohet, vaksina nuk do të lejojë pasojë të rënda për personat që janë vaksinuar. Për këtë shkak nuk pres trysni ndaj kovid qendrat. Personat të cilët janë vaksinuar me një dozë duhet të kenë kujdes deri sa ta marrin të dytën. Ka gjasa që gjatë kësaj periudhe 3 javore të infektohen nëse nuk respektohet rregullat bazike për të cilat flasim që nga fillimi i pandemisë”, tha Stevanoviq.
Ajo thotë se edhe pse masat janë lehtësuar, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo tubim masiv, mosmbajtje e maskave në hapësira të mbyllura sjell rreziqe.
“Gjithçka është e lejuar, por nuk duhet të mbahen dasmat menjëherë me 300 persona. Klasteret dolën pikërisht nga këto ahengje familjare, dasma të mëdha dhe festa të tjera. Unë jam për masa të rrepta, vaksina nuk është e detyrueshme, por kush nuk dëshiron ta pranojë duhet t’i respektojë masat. Këtu nuk flasim për privilegje për të vaksinuarit. Ata shumë më pak mund të infektohen për dallim nga ata që nuk janë vaksinuar. Për këtë arsye të pavaksinuarit duhet të qëndrojnë në masa kufizuese, ashtu siç e bënë disa vende”, tha Stevanoviq./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Shkatërrohet një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave në Maqedoninë e Veriut
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet