LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndaloi në shenjën stop të policisë, arrestohet ferizajasi

Nuk ndaloi në shenjën stop të policisë, arrestohet ferizajasi
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar drejtuesin e një automjeti i cili nuk është ndaluar në shenjën stop të Policisë.

Në njoftimin për media thuhet se 45 vjeçari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.


“Patrulla e policisë së Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, derisa ishte në pikë kontrolli, në rrugën ’Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, e paralajmëroi drejtuesin e një automjeti të udhëtarëve, me shenjë (bateri dore dhe drita rrotative të automjetit të policisë ), të ndalet, mirëpo i njëjti automjet nuk ndalet dhe vazhdon rrugën në drejtim të Gjilanit me shpejtësi të pakontrolluar, duke rrezikuar vetën dhe të tjerët, pjesëmarrës në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Policia, pas këtij veprimi, i shkon pas këtij automjeti, duke e paralajmëruar që të ndalet dhe arrijnë ta ndalojnë, tek në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Drejtuesi i automjetit, me tu ndalur, nuk përfill asnjë urdhër të policisë, nuk prezanton as dokumentet për identifikim, duke qenë edhe agresiv, i cili dyshohej se ishte edhe nën ndikimin e alkoolit, pjesëtarët e policisë, pas shumë përpjekjeve të tyre, për të kryer detyrat e tyre, të detyruar nga sjelljet e tij, për shkak edhe të sigurisë së tij personale dhe të tjerëve, e arrestojnë të dyshuarin me inicialet N.A (M/K) i moshës 45 vjeçar nga Ferizaj dhe e shoqërojnë në stacionin policor në Ferizaj”.

Policia, për shkak të refuzimit të tij për tu testuar me alkool test dhe mos ndaljes në shenjën stop të policisë , ndaj tij iniciohen dy raste për kundërvajtje : Mos përfillje e urdhrave të ligjshëm, mos ndalje në shenjën stop të policisë dhe refuzim të testimit me alkooltest, sipas ligjeve në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori