LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj merr vaksinën anti-Covid, apelon te qytetarët të vaksinohen

Haradinaj merr vaksinën anti-Covid, apelon te qytetarët të vaksinohen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Deçan ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në kuadër të përballjes me virusin Covid19, sot u vaksinova me shpresë që të mbrohemi dhe të kemi sa më pak infeksione në vend”.

“Për vlerësim dhe mirënjohje të lartë për punën e palodhshme të QKMF  ‘Adem Ukëhaxhaj’ në Deçan, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit të mbi 2000 qytetarëve, dozën time të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech e mora pikërisht në këtë institucion shëndetësor”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.


Haradinaj, pas vaksinimit ka përcjell një mesazh për qytetarët e Kosovës.

“Vaksinohu edhe ti. Mbroj veten dhe të tjerët!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, deri të martën, në Kosovë janë dhënë 374,190 vaksina kundër coronavirusit – prej tyre, 16,199 në 24 orët e fundit.

Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar gjithsej 117,382 qytetarë.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur më 15 qershor.

Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të regjistrohen dhe të imunizohen.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori