LAJMI I FUNDIT:

Fillimi i suksesshëm i një rrugëtimi të gjatë – mesazhi i Fetahut pas Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla

Fillimi i suksesshëm i një rrugëtimi të gjatë – mesazhi i Fetahut pas Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla
(Foto: basketbolli.com)

Kosova A në konkurrencën e femrave e ka fituar medaljen e bronztë dhe ka përfunduar e treta në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Kjo ishte hera e parë që vashat e Kosovës luajnë në garat ndërkombëtare, ndërsa me këtë rast është deklaruar kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu:


Debutuan. Sollën medalje. Emocione. Adrenalinë. Krenari. Basketbollistet e Kosovës filluan me medalje të bronztë paraqitjen në arenën ndërkombëtare. Ky është suksesi i parë i një rrugëtimi që pritet të jetë i gjatë dhe besojmë me shumë suksese. Vashat e Kosovës treguan si duhet luajtur për fanellë dhe si duhet luftuar. Ato treguan se ishte një vendim i drejtë paraqitja në garat ndërkombëtare.

Nga kapitenia (Arbnore Përquku) e deri te 16 vjeçarja (Astera Tuhina) dhanë maksimumin në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Një ekip i kombinuar me lojtare me përvojë dhe të talentuara. Një ekip që premton shumë për të ardhmen. Një ekip që bëri një popull të ëndërrojë. Një ekip që duhet të synojë shumë suksese për të ardhmen.

Kosova ka pasur shumë basketbolliste të jashtëzakonshme, por nuk kishin mundësi të bartin fanellën e Kombëtares, padrejtësisht pasi nuk ishim të pranuar në FIBA. Shumë basketbolliste e mbyllën karrierën me një vetëm peng. Shumë basketbolliste nuk e realizuan ëndrrën e vetëm në karrierë. Shumë punuan e jetuan për këtë ditë.

Kosova zë vendin e tretë në ‘Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla’ në konkurrencën e fermave
Lexo po ashtu Kosova zë vendin e tretë në ‘Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla’ në konkurrencën e fermave

Kjo gjeneratë do të mbetet në histori si debutuese në garat ndërkombëtare. Gjeneratë që përjetuan emocione që nuk i kishin përjetuar të tjerët.

Vashat e Kosovës e veshën me krenari fanellën dhe e mbrojtën deri në fund.

Jo pak emocione solli debutimi ndaj Qipros. Një fund dramatik, që u vendos me një tre pikësh. Solli debutimin e ëndrrave. Një fitore ku u gëzuan i madh e i vogël. Fitorja ndaj Maltës bëri që vashat e Kosovës të kenë në qafë medaljen e bronztë. Një medalje në debutim. Ky është fillimi i suksesshëm i një rrugëtimi të gjatë e shpresojmë me plot suksese.

Në emër timin personal, Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe të gjithë punëtorëve në FBK, ju garantojmë se përkrahja nuk do të mungojë asnjëherë ndaj jush. Trajtimi do të jetë në nivelin më të lartë. E gjithë puna është bërë që ju sot të keni mundësi të përfaqësoni vendin në garat ndërkombëtare.

Gëzofshim së bashku shumë suksese

Arben Fetahu, kryetar i FBK-së

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori