Prezantuesja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në ishullin Mykonos të Greqisë.
Ajo ndodhet atje bashkë me shoqërinë e saj, ndërsa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe nga momentet e këndshme që po shijon në ishullin grek.
Në disa fotografi të publikuara së fundmi, Spahiu ka pozuar ‘topless’, duke treguar me krenari shpinën e saj dhe në përgjithësi linjat trupore.
Dhe në njërën prej imazheve, prezantuesja e “Prive”-së pa hezitim tregoi pak edhe nga të pasmet e saj, ndërsa shijonte rrezet e diellit pranë pishinës.
Liberta shquhet për linjat atraktive trupore dhe për paraqitjet me stil, gjë për të cilën është komplimentuar gjithmonë nga ata që e ndjekin në rrjetet sociale.
“Këtu shkon fjalia…ku rafsha, mos u vrafsha”, shkroi moderatorja e njohur në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Ndonëse ka qenë shumë pak herë e komentuar për jetën e saj private, kohë më parë Liberta e kishte bërë tërthorazi të ditur në rrjetet sociale se nuk është beqare, por pa e zbuluar mashkullin që ndodhet në krahët e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251