LAJMI I FUNDIT:

Kosova, vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike në Ballkan – lë pas Serbinë

Kosova, vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike në Ballkan – lë pas Serbinë

Kosova është vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike. Rekordi olimpik që e arrin një sportist paguhet 200 mijë euro, medalja e artë në 100 mijë, e argjendta në 60 mijë dhe e bronzta me 40 mijë euro.

Në këto Lojëra Olimpike, një vend me më pak se dy milionë banorë ka arritur t’i fitojë dy medalje të arta, derisa disa nga vendet në Ballkan ende nuk e kanë shijuar një sukses të tillë.


Derisa suksesi i Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës është duke u festuar në Kosovë, të dy xhudistët do të fitojnë shumë solide të hollash (duke marrë parasysh se çfarë paraqitje spektakolare i bënë Republikës tonë), secila nga 100 mijë euro.

Rritet vlera e medaljeve në Lojërat Olimpike, rriten edhe të ardhurat e Distria Krasniqit
Lexo po ashtu Rritet vlera e medaljeve në Lojërat Olimpike, rriten edhe të ardhurat e Distria Krasniqit

Mediumi kroat 24sata.hr ka publikuar një listë me vendet ballkanike që shpërblejnë më së shumti sportistë për medalje olimpike.

Sipas raportimit të tyre, Kosova është në vendin e  parë sa i përket shpërblimit të sportistëve, pasi paguan 100 mijë euro. Pas vendit tonë, vije Serbia që paguan më së shumti për një medalje olimpike rreth 70 mijë euro.

Në Malin e Zi, një medalje olimpike nga shteti i tyre për sportistin që arrin të fitojë medaljen e artë merr 35 mijë euro.

Distria Krasniqi dhe Driton Kuka shpërblehen me shuma të majme nga shteti i Kosovës pas fitimit të medaljes së artë olimpike
Lexo po ashtu Distria Krasniqi dhe Driton Kuka shpërblehen me shuma të majme nga shteti i Kosovës pas fitimit të medaljes së artë olimpike

Bosnja e Hercegovina në anën tjetër ndanë një shumë qesharake për medaljen olimpike, pasi medalisti merr vetëm 2300 euro.

Kroacia në anën tjetër si një vend me ekonomi më të qëndrueshme, nuk paguan më shumë se 28 mijë euro për një medalje të artë.

Ndërsa, për Maqedoninë e Veriut ende nuk ka të dhëna të publike se sa mund të shpërblehet një medalist i artë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori