LAJMI I FUNDIT:

Kujtim Kastrati që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, po vinte në Kosovë për të martuar vëllain

Kujtim Kastrati që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, po vinte në Kosovë për të martuar vëllain
E pamja në familjen e Kujtim Kastratit

Në mëngjesin e së dielës në një aksident të rëndë në Kroaci, 10 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën, derisa 40 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Në mesin e atyre që nuk i mbijetuan këtij aksidenti ishte edhe Kujtim Kastrati nga Rahoveci.

Sot familja Kastrati nga fshati Malësi e Vogël e Rahovecit kishte hapur dyert e të pamës për familjarin e tyre.


Kadri Kastrati që tashmë të ndjerin Kujtim Kastrati e kishte nip, rrëfen për momentin kur e kuptuan lajmin e hidhur.

“Lajmin e kemi marrë vesh mbrëmë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Djali është nisur pardje, pasi më 6 gusht kemi pasur dasmë dhe Kujtimi ka pas me martua vëllanë. Në ora 5 të mëngjesit, pra një orë para ngjarjes na ka lajmërua se kanë arritur në Slloveni”, tregon për RTV Dukagjinin Kadri Kastrati.

Kujtimi la pas vetes prindërit, gruan dhe dy fëmijë.

“Kujtimi ka një vajzë në klasën e katërt dhe një djalë që më duket është i moshës parashkollore”, rrëfen familjari i të ndjerit Kujtim Kastrati.

Familjarët tjerë të Kujtimit rrëfejnë se fshati dita ditës po zbrazet pasi të gjithë po emigrojnë.

“Fshati jonë ka rreth 3,700 banorë. Prej tyre 1700 janë jashtë ndërsa 2000 janë Brenda. Dita-ditës fshati po zbrazet dhe po mbesin këtu vetëm mosha e vjetër”, thotë Sadik Kastrati.

Bashkë me Kujtim Kastratin në ulësen e autobusit ishte edhe Hamet Hoxha nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit me të cilin kishte miqësi familjare.

As Hamit Hoxha nuk arriti t’i mbijetoj aksidentit tragjik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori