LAJMI I FUNDIT:

Medalja e dytë e artë për Kosovën, liderët politikë urojnë Nora Gjakovën për suksesin në “Tokio 2020”

Medalja e dytë e artë për Kosovën, liderët politikë urojnë Nora Gjakovën për suksesin në “Tokio 2020”

Xhudistja Nora Gjakova i ka sjellë Kosovës medaljen e dytë të artë nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ajo ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ku ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, dhe duke shkruar kështu historinë për Kosovën.

Për suksesin e Nora Gjakovës por edhe të tërë ekipit të xhudos nga Kosova kanë reaguar edhe liderët e partive politike, të cilët kanë shprehur urimet për fitore.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur të mahnitshme fitoren e xhudistes Nora Gjakova.


“Dhe nuk kishte si të shkonte ndryshe për Nora Gjakovën, që me punë të jashtëzakonshme arriti deri këtu për ta realizuar ëndrrën e saj e të Kosovës, për ta shkruar historinë tonë në Lojërat Olimpike”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se përulje e respekt për punën e saj dhe të gjithë ekipit të udhëhequr nga Driton Kuka.

“Shumë urime për Norën Medalja e Artë Olimpike. Përulje e respekt për punën e saj e të gjithë ekipit të xhudos, të prirë nga kryemjeshtri Driton Kuka. Faleminderit gjithë ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike që me shumë punë e pasion po na bëjnë krenarë”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar xhudisten kosovare për suksesin e arritur në “Tokio 2020”.

“Një lajm i mirë në një ditë të zezë. Edhe një medalje e artë, për Norën e artë. Në këtë ditë të rëndë për Kosovën, Nora Gjakova na mbushi plot emocion duke e sjellë në Kosovë medaljen e artë të dytën nga Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Me këtë sukses, Kosova sapo shkroi historinë e saj olimpike. Rrugëtimit të Majlindës e Distrias iu bashkua edhe Nora”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se kur bën kaq punë me kaq shumë dashuri, nuk ka se si të jetë ndryshe.

“Vajzat tona, Toni ynë, po e ngrisin në piedestalin më të lartë emrin dhe flamurin e shtetit të Kosovës. Janë heronjtë modern të vendit tonë. Kosova bëhet me të tillë. Ju faleminderit!”, ka shkruar Abdixhiku.

Urime ka shprehur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“E pamposhtur! E artë! Nora Gjakova, siguroi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Olimpiadë. Inspirim, nder dhe krenari për të gjithë ne. Faleminderit që na gëzove në këtë ditë pikëllimi”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori