LAJMI I FUNDIT:

I lodhur nga djali që ditët i kalonte me telefon, kinezi detyron të birin të kryej disa punë të shtëpisë – ai e denoncon në polici

I lodhur nga djali që ditët i kalonte me telefon, kinezi detyron të birin të kryej disa punë të shtëpisë – ai e denoncon në polici

Mediat kineze së fundmi kanë raportuar për rastin e 14-vjeçarit që shokoi policinë kur akuzoi babanë për “punë ilegale të fëmijëve”, duke e detyruar të kryej punë të ndryshme të shtëpisë.

Incidenti bizar ka ndodhur javën e kaluar në provincën kineze Anhoi. Një baba ndjehej në siklet që i biri i tij i kalonte netët dhe ditët me telefon në dorë, transmeton Telegrafi.

Kështu një ditë i kërkoi të kryej disa punë në shtëpi. I nervozuar që babai e detyroi të ndahet nga telefoni, adoleshenti doli nga shtëpia për t’u nisur drejt stacionit policor, nga ku akuzoi babanë “për punë ilegale të fëmijëve”.


Policët kujdestarë nuk mund ta kuptonin se çfarë po ndodhte kështu e përcollën deri në shtëpi. E babai i tij i shpjegoi policisë se çfarë kishte ndodhur, e sipas ligjeve në fuqi në Kinë punët e shtëpisë nuk cilësohen si “punë ilegale”, kështu babai i tij është liruar nga akuzat.

Policët ishin shokuar me djaloshin që për një gjë të tillë e kishte raportuar babanë, madje i propozuan që t’ia merr telefonin të birit, por djaloshi i është kundërpërgjigjur menjëherë me pak fjalë: “vërtetë mendoni se kam vetëm një telefon? Sa naivë që jeni”.

Ngjarja bizare është bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë këshilluar prindërit që të bisedojnë me shumë me fëmijët e tyre para se të dalë situata nga kontrolli. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Et0k6OYD4Mo