Italia iu kërkoi shteteve evropiane të dielën të dërgojnë aeroplanë zjarrfikës për të ndihmuar në zbutjen e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të ishullit të Sardenjës, duke nxitur evakuimin e qindra njerëzve.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ministri i Jashtëm në Itali, Luigi Di Maio, tha në Facebook se autoriteti i mbrojtjes civile në vend kishte lëshuar kërkesën dhe tha se ishte mirënjohës për ndihmën që tashmë po dërgohej.
“Dy (avionë) janë rrugës nga Franca, për të cilën unë zyrtarisht i falënderoj për këtë”, u shpreh Di Maio.
Zjarret janë ndezur në provincën e Oristano në rajonin qendror perëndimor të ishullit italian, duke djegur mijëra hektarë tokë, duke vrarë kafshë dhe duke dëmtuar pronën.
Nuk kishte raporte të menjëhershme të vdekjeve ose lëndimeve serioze, por agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se 400 njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre të dielën, pasi një numër i ngjashëm u largua brenda natës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Putini vazhdon me ‘pastrimin e ushtrisë’, viktima e radhës është zëvendësi kryesor i gjeneralit Gerasimov
“Ndëshkim” për “aktet separatiste”: Kina provokon situatën përsëri, fillon stërvitjet dyditore ushtarake rreth Tajvanit
Nikki Haley thotë se do të votojë për Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251