LAJMI I FUNDIT:

E mbijetuara nga tragjedia e autobusit rrëfen momentin e aksidentit: Gjithçka ishte e tmerrshme, ndodhi brenda një minute

E mbijetuara nga tragjedia e autobusit rrëfen momentin e aksidentit: Gjithçka ishte e tmerrshme, ndodhi brenda një minute

Marta Roshaj është një nga udhëtaret e mbijetuar në tragjedinë e autobusit që u përfshi në një aksident trafiku në autostradën afër Slavonski Brodit në Kroaci.

Në momentin e aksidentit, Roshaj thotë se ishte duke u lutur.


“Isha duke u lutur. Po kërkoja se ku është djali im dhe nipi. Ata ishin të gjithë brenda, ishin tre persona: një grua dhe burri im mbi ta. Ata e nxorën jashtë burrin tim dhe gruan, pastaj nxorën djalin e saj”, shprehet Roshaj mes lotësh, përcjell Telegrafi.

Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte menjëherë pas aksidentit.

“Ishte diçka e tmerrshme, nuk mund të flas. Ndodhi brenda një minute. Nuk e dija se çfarë ndodhi. Zoti u jep të tjerëve forcë. Unë as nuk mund të flas”, shton ajo.

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Në autobus ishin 69 pasagjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Borell para largimit nga posti: Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken

Borell para largimit nga posti: Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken

Lajme
Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të sigurisë

Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të sigurisë

Lajme
Paralajmëron Sveçla, nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa kërkuar leje ai do të arrestohet

Paralajmëron Sveçla, nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa kërkuar leje ai do të arrestohet

Lajme
Vendosja e ashensorëve në banesa publike e limituar, shkak buxheti

Vendosja e ashensorëve në banesa publike e limituar, shkak buxheti

Lajme
Kalo në kategori