LAJMI I FUNDIT:

​Limaj u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit në Kroaci

​Limaj u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit në Kroaci

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Kroaci.

“Jam i tronditur me ngjarjen e mëngjesit të sotëm, ku në Kroaci, një autobus i linjës Gjermani – Kosovë, është aksidentuar, më çrast sipas raportimeve, fatkeqësisht ka edhe viktima”, ka shkruar Limaj në faqen zyrtare të partisë Nisma.


Gjithashtu, Limaj u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe ka uruar shërim sa më të shpejt për udhëtarët që kanë pësuar lëndime në këtë aksident tragjik.

“U jemi tejet mirënjohës autoriteteve në Kroaci për angazhimin e menjëhershëm për tu dalë në ndihmë udhëtarëve që po ktheheshin nga Gjermania për në vendlindje”, ka shkruar në fund Limaj./Telegrafi/