LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon kryeministrin e Japonisë, i kërkon mbështetje për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Osmani takon kryeministrin e Japonisë, i kërkon mbështetje për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve bilaterale gjatë qëndrimit në Japoni, është pritur në takim nga kryeministri japonez, Yoshihide Suga.

“Ajo ka falënderuar kryeministrin Suga për mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka potencuar se Japonia është partner strategjik. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, gjithashtu e ka falënderuar kryeministrin Suga për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit, teksa ka shfaqur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të përbashkët, sidomos për investime japoneze në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Osmani ka kërkuar mbështetjen e Japonisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, posaçërisht në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.


Është biseduar edhe për mundësitë e shkëmbimit të studentëve në programe të ndryshme arsimore.

Presidentja osmani i ka bërë ftesë zyrtare kryeministrit Suga që në një kohë të përshtatshme ta vizitojë Kosovën për ta forcuar edhe më tej partneritetin me shtetin japonez. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori