LAJMI I FUNDIT:

Maskat, përqafimet dhe larja e duarve, rregullat e reja për mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve nga coronavirusi

Maskat, përqafimet dhe larja e duarve, rregullat e reja për mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve nga coronavirusi

Derisa shumë vende lehtësojnë masat kufizuese ndaj coronavirusit, njerëzit hyjnë në epokën e ‘përgjegjësisë personale’, për t’u mbrojtur nga sëmundja e COVID-19.

Lidhur me këtë rast, mediumi britanik, The Guardian, ka përmbledhur disa rregulla, për ta mbrojtur veten po ashtu edhe të tjerët, duke qenë larg këtyre masave.

Rregullat u nxorën nga Greg Fell, drejtori i shëndetit publik në Sheffield; Christina Pagel, drejtoresha e njësisë kërkimore, operacionale klinike në University College London, e cila zbaton metoda të avancuara analitike për problemet në kujdesin shëndetësor; dhe Debora Robertson, bashkëautore e udhëzimit “Manners: A modern Field Guide”.


Kur duhet ta vendosni maskën?

Sipas ekspertes Pagel, maskat sikurse tani duhet të vendosen në pothuajse të gjitha hapësirat e mbyllura.

A do t’ia vlente vendosja e maskës nëse nuk e bartë askush tjetër?

Profesoresha Pagel thekson se njeriu nuk do të mbrohej aq shumë nga një maskë pëlhure, në rast se të gjithë përreth nuk janë të pajisur me maska, dhe kjo thjesht do t’iu ofronte atyre një linjë mbrojtëse kundër mundësisë së teshtitjes tuaj.

Sidoqoftë, sipas saj, maskat FFP2 dhe FFP3 janë në të vërtetë mjaft mbrojtëse. (Këto priren të jenë maskat e disponueshme të bardha, paksa të mbushura, jo ato blu të holla).

“Për të funksionuar mbajtja e maskës në një nivel të popullsisë, ajo duhet të bartet nga 70 për qind e njerëzve”, ka deklaruar Pagel.

Nëse rast se bartni maskën, ju nuk mbroheni vetëm nga infeksioni, por kontribuoni në “normën pozitive shoqërore”, thotë në anën tjetër eksperti Fell.

Sa i ngarkuar me njerëz duhet të jetë një tren para se ta vendosni maskën?

Pagel potencon se maska duhet të vendoset gjithsesi, vetëm në raste kur jemi vetëm në automjetet tona personale, duke potencuar gjithashtu se supermarketet dhe transporti publik janë dy vendet ku shumica e njerëzve nuk mund ta shmangin frekuentimin.

A duhet ta vendosim maskën në ambientet e jashtme?

Bazuar në deklaratën e profesoreshës Bagel, mbajtja e maskës në ambientet e jashtme nuk ka qenë asnjëherë e nevojshme, përjashtim do të kishte në rast të tubimeve me mijëra njerëz.

A duhet ta shpjegoni veten nëse bartni një maskë në një mjedis ku shumica e njerëzve nuk i bartin?

Bashkëautorja e udhëzimit Manners: A modern Field Guide, Debora Robertson ka thënë se kjo nuk do të ishte e nevojshme, pasi askujt nuk duhet t’i interesojë se çfarë vendimi ju merrni.

“Mendoj se do të ishte e pahijshme t’i pyesim njerëzit pse i vendosin maskat, do të ishte njësoj sikurse t’i themi atyre që janë të shëndoshë, ose ndonëse vetullat e tyre janë qesharake”, ka potencuar ajo.

A duhet t’ia ofroni dikujt një maskë, në rast se dikush pretendon se nuk ka vendosur një të tillë pasi “ka harruar”?

Robertson potencon se në rastin e konkret ju mund t’ia ofroni maskën, mirëpo pa ndonjë presion, dhe nëse personi refuzon, nuk do të ishte mirë ta zgjasnit më shumë.

Nëse punoni në një ekip ku disa njerëz duan t’i mbajnë maskat dhe disa jo, cila duhet të jetë politika e kompanisë?

Sipas deklaratës së drejtorit të shëndetit publik në Sheffield, Greg Fell, thuhet se shumë vende pune në Sheffield kanë gabuar në anën e kujdesit, duke shtuar se do të ishte e nevojshme që maska të vendoset derisa dikush lëviz në ndërtesë, në qoftë se jo në tryezë; megjithatë askush nuk duhet të detyrohet.

Në anën tjetër, ekspertja Bagel theksoi se njerëzit nuk duhet të stigmatizohen në qoftë se ata duan t’i vendosin maskat.

A duhet ta vendosim maskën në një taksi, nëse dritaret janë të hapura?

Në rastin konkret, ajrosja me dy dritare të hapura do të ishte mjaft e mirë, megjithatë kujdesi duhet të tregohet nga shoferi, pasi nuk mund të dihet se sa pasagjerë ka pasur çdo ditë në makinë.

Çfarë duhet të bëni nëse dëshironi që dritaret të hapen, dhe askush tjetër përreth jush nuk dëshiron?

“Unë jam një grua e një moshe të caktuar”, thotë Robertson, “kështu që unë i hapi vazhdimisht dritaret në kohën më të mirë. Nëse dikush do t’i donte të mbyllura dhe po priste për një fjalosje, atëherë do të thosha që kjo nuk ka të bëjë me dritaren në veçanti”.

Ndonëse nuk ka ndonjë përgjigje të lehtë për sa i përket këtij ballafaqimi, një rregull i përgjithshëm i Robertson thotë se duhet të kemi mirësi për mendjen tonë, dhe se për arsye krejtësisht të kuptueshme, ne të gjithë jemi në një gjendje të vetëdijesimit se si njerëzit të tjerë mund të na acarojnë.

Sipas saj, ne të gjithë shqetësohemi nëse dikush ka vënë maskën, apo ndonëse është ulur afër nesh.

A do të ishte e nevojshme, bërja e një testi rapid para se të takoheni me njerëzit?

Kohët e fundit, falë një kombinimi të nivelit të lartë të rremë-negativ, dhe të rinjve që falsifikuan rezultate pozitive me lëng limoni, testet rapide kanë filluar të cilësohen paksa të pakuptimta. “Një test negativ nuk tregon gjithsesi që nuk je i infektuar”, thotë Fell.

Në anën tjetër Pagel thotë se gjithsesi është më mirë se sa të mos testohesh fare, që ka një normë negative false 100 për qind.

A do të ishte në rregull t’iu kërkojmë njerëzve të bëjnë testin rapid para se të takohen me ne?

Kjo është pothuajse çështje e sjelljes, kështu që Robertson thotë se kjo do të ishte në rregull.

A është në rregull t’i thuash jo dikujt që të kërkon të bësh një test rapid, para se të takohesh me ta nëse mendon se personi po bëhet tepër i kujdesshëm?

Përsëri, kjo do të ishte në rregull, por nuk ju lejohet të ofendoheni nëse personi refuzon të takohet me ty, ose insiston që të takohet me ty në ambiente të jashtme, sikurse në natyrë, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.

A mund të fillojmë përsëri t’i puthim njerëzit “në ajër” dhe t’i përqafojmë ata?

Pagel e cila potencon se është gjermane, thotë se nuk preferon në përgjithësi përshëndetjet me puthje, pasi pëlqen më shumë shtrëngimin e duarve. Mirëpo, për sa i përket përqafimeve, ajo thotë se do ta kishte më të lehtë me njerëzit që nuk kanë fëmijë, pasi do të ishin më të sigurt.

Në anën tjetër, Robertson e cila është e vaksinuar me dy doza, thotë se do të përqafonte këdo që ka të njëjtin status të vaksinimit, por njerëzve më të rinj do t’ia jepte ndonjë puthje nga distanca pa ndonjë problem.

Ndërkohë, Fell thotë se do t’i duhet pak kohë që të fillojë përsëri, megjithatë nuk jep ndonjë shenjë se sa person i afërt ose përqafues është në raport me njerëzit.

“Unë shpesh i pyes njerëzit nëse kanë filluar të përqafohen përsëri, për të shmangur atë momentin e sikletshëm”, thotë ai.

Sa është i lartë rreziku të përqafosh një fëmijë – për ju dhe ata?

Fell përshkruan situatën në Sheffield, por megjitashtë kjo pikëpamje është vërejtur në të gjithë vendin.

Sipas tij rastet po rriten në mënyrë eksponenciale, kryesisht në grupmoshën 12 deri 45 vjeç, dhe prej tyre kryesisht në moshën 16 deri në 30 vjeç. Të 40-tat, ky është një grup njerëzish i vaksinuar mirë, kështu që ka më pak vende ku mund të “shkojë virusi”.

“Gjasat që të infektoheni me virus do të ishte më të mëdha nga kontakti me ndonjë të ri, dhe nga ai grup, fëmijët kanë ekspozimin më të përgjithshëm (të paktën deri në këtë javë, kur mbyllen shkollat).

“Problemi qëndron se fëmijët janë zakonisht njerëzit më me qejf që përqafojmë. Nëse jeni vaksinuar me dy doza, ata janë rrezik më i madh për ju se sa ju për ta”, u shpreh ai.

A duhet të përdorim ende dezinfektues duarsh?

Në fillim të pandemisë, këshillat e shëndetit publik kishin mbivlerësuar shkallën e transmetimit jo-ajror, dhe pa dyshim që kishin vënë theks të madh në pastrimin e duarve. Sidoqoftë, “të kesh duar të pastra është një gjë e mirë në vetvete”, thotë Pagel, dhe ju mund ta ruani vetën nga diçka tjetër.

COVID-19 nuk është infeksioni i vetëm në botë që do të bëhet gjithnjë e më i dukshëm, derisa gjërat bëhen më të pranishme, raporton The Guardian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Kalo në kategori