Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19 në Kosovë. E, interesimi për vaksinim është rritur pas mundësisë që vaksinën të marrin edhe personat mbi moshën 18 vjeç.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë për Telegrafin se interesimi për vaksinim është rritur edhe pasi edhe kanë lehtësuar mundësitë për të caktuar një takim.
“Procesi i vaksinimit të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19 ka një intensitet të shtuar. Është rritur interesimi që rrjedhimisht rezulton me rritje të numrit të dozave të administruara. Sidomos, interesimi është rritur pas krijimit të mundësisë që të vaksinohen të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç, ofrimit të mundësisë së zgjedhjes së vaksinës që do të merr qytetari, lehtësimit të çdo procedure rreth caktimit të terminit për vaksinim dhe stokut të qëndrueshëm me vaksina të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo kërkesë të çdo qytetarit për vaksinim”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafi.
Ministria e Shëndetësisë, ka kërkuar sërish nga qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit.
“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë edhe më shumë për marrje të vaksinës, duke qenë se kjo është rruga e duhur për të parandaluar përhapjen e virusit dhe mundësuar një situate më të qetë epidemiologjike dhe ruajtjen e shëndetit dhe ekonomisë njëkohësisht”.
Të pyetur nëse do të fillojnë vaksinimin edhe të personave nën moshën 18 vjeç, MSH thotë se për këtë do të vendosë Komiteti për Imunizim.
“Nëse pragu i vaksinimit do të zbres nën 18 vjeç, për këtë do të vendosë Komiteti për Imunizim, duke ndjekur edhe praktikat e shteteve të tjera dhe duke marrë vendime të bazuara në dëshmi shkencore dhe në dobi të shëndetit”.
Thirrje për vaksinim janë duke bërë në vazhdimësi institucionet shëndetësore dhe udhëheqësit e shtetit.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj,në një deklaratë për Telegrafin, ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit, në mënyrë që të shmanget mbyllja e vendit.
“Në Klinikën Infektive kemi 11 pacientë, dy prej tyre janë në intensiv. Gjendja është stabile, nuk kemi rritje të të hospitalizuarve, por që ka mundësi të vjen valë e re e infektimeve, duke parë edhe rastet në Evropë. Vaksinimi është zgjidhja e vetme. Nëse nuk bëhet vaksinimi masiv, mbyllja është e pashmangshme në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik”, deklaroi ai.
Ndryshe, rastet me COVID-19 kanë filluar të rriten ditëve të fundit, ndërkaq lehtësimi i masave kundër coronavirusit është bërë para disa muajsh, Qeveria e Kosovës ka lejuar edhe ahengjet familjare si dhe dasmat.
Terminin për ta marrë vaksinën mund ta bëni KËTU. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë