LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa flet për mundësinë e të bërit një këngë në shqip: Dua të ndryshoj stigmën rreth Kosovës dhe Shqipërisë

Dua Lipa flet për mundësinë e të bërit një këngë në shqip: Dua të ndryshoj stigmën rreth Kosovës dhe Shqipërisë
Dua Lipa në konferencën për media në Tiranë (Foto: Erion Veliaj/YouTube)

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Shqipëri.

Ajo është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, dhe me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku ka pranuar dhurata simbolike nga të dy.


Në një konferencë të mbajtu për media, Dua u shpreh se është e lumtur që u gjend pas pesë vitesh sërish në Tiranë.

“Mburrem shumë që e kam mundësinë të jem këtu sot, të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre të mundem jo vetëm me këtë kopsht edhe më tej. Për një komunitet që më ka dhënë shumë, për krejt shqiptarët përreth botës që më kanë suportu, kjo është një mënyrë e vogël çfarë mund të bej kështu që shumë faleminderit për suportin!”, tha ajo.

Dua Lipa në konferencën për media në Tiranë (Foto: Erion Veliaj/YouTube)

E njëjta, nuk e përjashtoi mundësinë e të bërit një kënge në gjuhën shqipe kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj.

“E kam menduar atë gjë. Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare. Duhet të punoj ende nëse ka mundësi të bashkoj diçka që është edhe moderne edhe tradicionale shqiptare”, tha Lipa në konferencën për media.

Dua Lipa në konferencën për media në Tiranë (Foto: Erion Veliaj/YouTube)

E njëjta vazhdoi të theksojë se si di shumë këngë në gjuhën shqipe që do të donte t’i këndonte ‘cover’, duke shtuar se synon ta ndryshojë stigmën e njerëzve nëpër botë ndaj shqiptarëve.

“Unë kam shumë këngë në gjuhën shqipe që i dua. Do kisha qejf të bëja një Cover, që ti dëgjojnë shumë njerëz. Nuk e di a jam mjaft e aftë të shkruaj këngë shqip. E kam ëndërr të madhe edhe të ndryshojmë stigmën ndaj Kosovës edhe Shqipërisë, edhe neve si shqiptarë. Ta shohin njerëzit nëpër botë që jemi kreativ, punojmë fort dhe ka të rinj”, tregoi 25-vjeçarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori