LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen vaksina të rreme në Ugandë – më shumë se 800 njerëz janë vaksinuar

Shfaqen vaksina të rreme në Ugandë – më shumë se 800 njerëz janë vaksinuar

Furnizimi i dobët me vaksina kundër COVID-19, si dhe organizimi i dobët dhe radhët e mëdha në qendrat e vaksinimit janë tokë pjellore për mashtrim në vendet e varfra.

Rasti nga Uganda, ku më shumë se 800 njerëz paguan për vaksinën dhe në të vërtetë morën ujë, është vetëm prova e kësaj.

Të paktën 800 njerëz janë vaksinuar me vaksinën e rreme të shitur në Uganda nga një grup mashtruesish.


Autoritetet atje njoftuan se vaksina e rreme përmbante pak a shumë ujë të pastër. Viktimat e mashtrimit u rekomandua të vaksinohen legalisht dhe falas, raporton bloomberg.

Sa i përket grupit të mashtruesve, ata u kapën në fund të qershorit dhe sipas dokumenteve të kapura gjatë arrestimit të tyre, mund të konkludohej se të paktën 812 persona morën një vaksinë të rreme.

Grupi kriminal punonte në kryeqytetin e Ugandës dhe përbëhej nga të paktën dy infermiere, por edhe një burrë që prezantohej si mjek. Infermieret u arrestuan, por mjeku u shpëtoi autoriteteve dhe është ende në arrati.

Autoritetet e Ugandës dërguan disa shishe në Indi për inspektim dhe morën përgjigjen se ato shishe nuk ishin prodhuar në shtetin indian dhe se instituti i përmendur nuk ka asnjë lidhje me vaksinat e dyshimta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Kroacia
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Evropa
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Amerika
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Amerika
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Azia
Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori