LAJMI I FUNDIT:

PDK ngushëllon familjen e Arzie Nuhiut, e cila u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm

PDK ngushëllon familjen e Arzie Nuhiut, e cila u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ngushëlluar familjen e Arzie Nuhiu, e cila ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e sotëm.

PDK përmes një telegram ngushëllimi thotë se “me dhimbje morëm lajmin për vdekjen tragjike të aktivistes së Gruas Demokratike dhe degës së PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu”.


“Aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nuhiu, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Arzies. Dritë pastë shpirti i saj”, thuhet në telegram.

Vdes ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, dyshohet se ra nga kati i 5-të i objektit banesor
Lexo po ashtu Vdes ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, dyshohet se ra nga kati i 5-të i objektit banesor

Ndryshe, Arzie Nuhiu është gjetur e vdekur sot në Gjilan, ku sipas Policisë ajo dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori