LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 400 milionë euro për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Gjermani

Ndahen 400 milionë euro për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Gjermani

Një javë pas katastrofës së përmbytjeve, sidomos në pjesën perëndimore të Gjermanisë, qeveria federale ofron një ndihmë emergjente prej 400 milionë eurosh. Me këto para synohet të eleminohen dëmet më të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës komunale dhe të kapërcehen nevojat e tjera urgjente. Shuma prej rreth 400 milion eurosh do të ofrohet përgjysmë nga qeveria federale dhe nga qeveritë e landeve.

Gjithashtu planifikohet edhe një fond për rindërtimin, por vendimi në lidhje me shumën e këtij fondi do të merret vetëm pasi shkalla e dëmtimeve të mund të parashikohet më saktësisht në javët e ardhshme.

Merkel: Ngushëllimi i vetëm solidariteti i njerëzve


Kancelarja Merkel e cila vizitoi disa nga zonat e katastrofës dhe u shpreh e prekur thellë nga dëmet e tmerrshme dhe nga njerëzit që kanë humbur gjithçka.

Kancelarja tha se nuk gjen fjalë për të shprehur se sa shumë janë goditur banorët e zonave të pëmbytura duke shtuar se “ngushëllimi i vetëm është solidariteti i njerëzve.”

Policia vazhdon kërkimin e personave të zhdukur

Ndërkohë numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 164 vetë: 117 janë konfirmuar në landin Rheinland-Pfalz dhe 47 në Nordrhein-Westfalen. Në të dy landet federale nuk përjashtohet që mund të gjenden edhe viktima të tjera dhe kërkimi për njerëzit e zhdukur vazhdon. /DeutscheWelle/

Në trend Botë

Më shumë
Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?

Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?

Amerika
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd

Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd

Serbia
Kirurgu plastik tajvanez operon vetveten, publikon videon në rrjetet sociale

Kirurgu plastik tajvanez operon vetveten, publikon videon në rrjetet sociale

Azia
Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb

Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb

Serbia
Hamasi për marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin: Nuk do të kishte paqe pa Donald Trumpin

Hamasi për marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin: Nuk do të kishte paqe pa Donald Trumpin

Amerika
SpaceX

SpaceX "humbet" raketën "më të madhe dhe më të fuqishme në botë" - disa minuta pas ngritjes nga Teksasi

Botë
Kalo në kategori