LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës është rrezikim i ombrellës së sigurisë së BE-së

Abazi: Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës është rrezikim i ombrellës së sigurisë së BE-së

Mosnjohja e Kosovës nga 5 vende të Bashkimit Evropian paraqet rrezik për sigurinë vet BE-së. Kështu u tha në mbledhjen e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, teksa u kërkua unitet politik dhe plan strategjik kombëtar në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.

Kryetari i komisionit, Haki Abazi tha se procesi i hapur i dialogut ka krijuar justifikimin e 5 shteteve anëtare të BE-së që të shtyjnë njohjen e Kosovës.

“Gjithçka që ka të bëjë me njohjen duhet të jetë prioritet. Çka po marr unë përsipër është që të bisedoj me ministren për të parë se çfarë është bërë në të kaluarën në këtë drejtim. Kjo nuk po bëhet për kritikë për të kaluarën. Çka mund të ndaj me komisionin është që mosnjohja e pavarësisë së Kosovës është rrezikim i ombrellës së sigurisë së Bashkimit Evropian. Aspirata jonë është që të marrim ulësen në OKB”, tha ai.


Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj tha se mosnjohja e shtetit të Kosovës nga 5 vende të BE-së është pengesë për Kosovën.

Ajo ngriti edhe çështjen e lëvizjes së lirë, duke thënë se është e padrejtë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave, teksa theksoi se vendet tjera po marrin statusin e kandidatit.

“Ne duhet me e pas një qasje të përbashkët. Kosova i ka plotësu të gjitha kushtet. Nuk duhet të bëhen gabime si ai i ministres së Punëve të Jashtme, sepse ne përkundër përkatësisë politike përfaqësojmë shtetin tonë në takime jashtë vendit. Zyrtarë të politikave të jashtme me shku me bë këso gabime për mua është e papranueshme. Njohja e pavarësisë së Kosovës duhet të jetë kërkesë, edhe liberalizimi i vizave edhe njohja. Për fat të keq vitin e kaluar kemi qenë hendikep për shkak të pandemisë. Tek këto vende është shumë më lehtë të depërtosh përmes diplomacisë parlamentare sesa përmes qeverisë. Do të ishte mirë të organizojmë takime bilaterale menjëherë pas pushimit. Takimet e komisioneve parlamentare kanë influencë”, tha ajo, transmeton KP.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se duhet të hartohet një plan strategjik kombëtar për përfaqësimin e Kosovës në diplomacinë e jashtme.

Ajo shtoi se përmes grupeve të miqësisë mund të organizohen takime bilaterale në mënyrë që të përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur vendin të njihen më mirë me atë që është Kosova.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për 56 grupet e miqësisë, për çka kryetari i komisionit Haki Abazi tha se i kanë dërguar emrat vetëm AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Me këtë rast, komisioni zgjodhi grupin punues për plotësim- ndryshimin e rregullores së punës, për të cilën u tha se është e vjetruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori