Deri tani janë dhënë 324.107 doza të vaksinës, MSH dhe IKSHPK ftojnë qytetarët të vaksinohen
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit e deri më sot në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës, ndërsa gjithsej 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH në raport bën të ditur se aktualisht në vend numri i rasteve aktive me coronavirus është 107, ndërsa numri i të shëruarve 105.549, raporton Telegrafi.
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot nga coronavirusi kanë vdekur 2,265 persona.
Ndryshe, një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, një ditë më parë në urimin e tij për festën e Kurban Bajramit, tha se qytetarët duhet të vaksinohen, në mënyrë që festat t’i festojnë me hare.
“Festat si kjo janë shprehje e adhurimit, e gëzimit për përkrahjen e njeri-tjetrit. Tashmë kur po përballemi me pandeminë, është e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shpejt dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët. Ndaj në këtë ditë përcillni porosinë të afërmve tuaj, miqve e shokëve se mbrojtja e shëndetit është detyrë për të gjithë. Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare”, ka thënë ministri Vitia.
Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
“Ju lutemi vaksinohuni të gjithë për të qenë të shëndetshëm!”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.
Ndryshe, në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.
Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se kanë të drejtë të zgjedhin se cilin lloj të vaksinës duan të marrin, ndërkohë kanë bërë të ditur se ka doza të mjaftueshme të të dyja llojeve të vaksinave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParalajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur
Përurohet në Podujevë shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova
Haradinaj: Luftë e pakompromis e Osmanit, Kurtit e Gërvallës për elektoratin rugovist
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale
E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë