LAJMI I FUNDIT:

Historike: Kosova debuton me fitore në konkurrencën e femrave në garat ndërkombëtare

Historike: Kosova debuton me fitore në konkurrencën e femrave në garat ndërkombëtare
(Foto: basketbolli.com)

Kosova A në konkurrencën e femrave ka debutuar me fitore në garat ndërkombëtare. Vashat kosovare kanë triumfuar ndaj Qipros 68-70 (16:23, 18:11, 24:18, 10:18), në ndeshjen e zhvilluar në Nikozia, në kuadër të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Fillimi ishte i baraspeshuar, dhe më pas vashat dardane morën lojën në duar, duke qenë në epërsi, ku më e larta ishte 14:21, kurse çereku i parë përfundon 16:23.

Duhet cekur se pikët e para për Kosovën i shënoi Arbnore Përquku, e cila në 10 minutat e parë bëri edhe pesë asistime. Perioda e dytë ishte më e balancuar, me vendaset që arrijnë të kalojnë në epërsi 31:30, kurse pjesa e parë përfundon 34-34.


Pas një fillimi të barabartë të periudhës së tretë, Kosova krijon epërsi 47:52, por më pas kishte një rënie dhe Qipro realizoi 11 pikë radhazi për 58:52, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Vashat dardane nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë shifrat dhe dramë u zhvillua deri në fund, ku herë njëra e herë tjetra kalonte në epërsi, por në sekondat e fundit Alexis Tolefree shënon tre pikësh dhe vulos fatin e kësaj ndeshje për 68-70.

Te Kosova u dalluan Saranda Daci me 16 pikë e 15 kërcime, Alexis Tolefree me 22 pikë e tetë kërcime dhe Arbnore Përquku me 13 pikë e shtatë asistime.

Kosova ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Luksemburgut, nesër (e mërkurë) nga ora 18:00.

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori