LAJMI I FUNDIT:

Aksident në “Rrugën e Kombit”, vdes 58 vjeçari nga Kosova dhe lëndohet i biri

Aksident në “Rrugën e Kombit”, vdes 58 vjeçari nga Kosova dhe lëndohet i biri

Hysen Saitaj, 58 vjeç, nga Kosova humbi jetën pasditen e sotme pasi u aksidentua me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen.

Ndërkohë që i lënduar ka mbetur djali i tij që është dërguar për mjekim në spitalin e Rreshenit.

Policia shqiptare ka njoftuar se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus.


Saitaj, ishte drejtues i veturës.

Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me ashpërsimin edhe të Kodit Rrugor, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri mbetet shqetësues.

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 547 aksidente me pasojë 90 viktima.