LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet emri i lojtarit të Evertonit që u arrestua nën akuzat për pedofili

Nga raportimet e para në mediat angleze, mësohet se Gylfi Sigurdsson është personi i arrestuar nën akuzat për pedofili.

Evertoni ka konfirmuar se ata tashmë kanë suspenduar lojtarin dhe u kanë dhënë mbështetje autoriteteve lokale në zbardhje të rastit.

“Evertoni konfirmon se e ka pezulluar një lojtar të ekipit të parë, në pritje të hetimit policor”.


Lajm shokues para edicionit të ri në Ligën Premier: Arrestohet futbollisti i Evertonit nën akuza për pedofili
Lexo po ashtu Lajm shokues para edicionit të ri në Ligën Premier: Arrestohet futbollisti i Evertonit nën akuza për pedofili

“Klubi do të vazhdojë t’i përkrahë autoritetet në hetimin e tyre dhe nuk do të bëjë më deklaratë për media në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e Evertonit.

Besohet se Sigurdssn është kapur duke shkruar me vajza të mitura, me aq sa edhe ka pasuar arrestimi i tij.

Bashkëshortja e lojtarit i ka mbyllur të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, derisa hetimet janë duke vazhduar dhe pritet së shpejti të merret vendimi për lojtarin. /Telegrafi/