LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha shijon pushimet me të dashurin, ndërsa sjell imazhe duke u përqafuar me të

Bebe Rexha shijon pushimet me të dashurin, ndërsa sjell imazhe duke u përqafuar me të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pas angazhimeve të shumta, më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të fundit, të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.


Rexha tregoi se është duke shijuar lundrimin në det në një jaht luksoz me të dashurin e saj, regjisorin Keyan Safyari.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ndër të tjerash, ajo publikoi edhe një fotografi, ku shfaqej duke marrë një përqafim të ngrohtë nga regjisori, me të cilin është në lidhje tash e një vit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha së fundmi në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, foli për albumin e saj më të fundit, “Better Mistakes”, i cili është duke e çuar përpara drejt sukseseve edhe më të shumta.

Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend
Lexo po ashtu Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend

“U deshën rreth tri vjet që ky album të vinte, dhe unë jam aq e lumtur që tani ka dalë. Kam punuar aq shumë për të. Unë jam shumë mirënjohëse për të. Jam shumë e lumtur për muzikën e re – sepse bërja e muzikës është pasioni im i parë, kështu që ju e dini këtë”, ka thënë Bebe Rexha për Telegrafin.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Së fundmi, shqiptarja publikoi edhe klipin e bashkëpunim me DJ Topic, të titulluar “Chain my heart”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori