LAJMI I FUNDIT:

Kurti publikon Deklaratën e Paqes dhe jep detaje tjera nga takimi: Vuçiqi nuk mi pranoi tri librat që ia dhash

Kurti publikon Deklaratën e Paqes dhe jep detaje tjera nga takimi: Vuçiqi nuk mi pranoi tri librat që ia dhash

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas konferencës me gazetarë në Bruksel ka dhënë detaje të tjera nga takimi që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka prezantuar deklaratën e paqes e përbërë nga gjashtë pika që ka bërë në takim me Vuçiqin, i ndërmjetësuar nga Borrell.

I pari i qeverisë thotë se në takim me Vuçiqin i ka dhënë këtij të fundit tri libra por që nuk i ka pranuar.


“Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, ka shkruar Kurti.

Kurti: Propozova një marrëveshje paqeje, ajo u refuzua nga Serbia pa u lexuar – kjo tregon mosgatishmëri për marrëveshje
Lexo po ashtu Kurti: Propozova një marrëveshje paqeje, ajo u refuzua nga Serbia pa u lexuar – kjo tregon mosgatishmëri për marrëveshje

Ai edhe njëherë ka shprehur keqardhje që Serbia nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën”.

“Serbia si shtet ka ardhur në mesin e popullsisë shqiptare me gjenocid dhe ka ikur me gjenocid. Mosnjohja e së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngushtë”.

Për fund Kurti thotë se Kosova është për dialog konstruktiv dhe për dallim nga Serbia “vendi ynë nuk ka dilema sa i përket integrimeve euro-atlantike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori