Sot kompania e derivateve “Petrol Company” shpërndau 40 pako ushqimore për fëmijët jetim të Kosovës përmes organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”.
Dorëzimi i pakove u bë nga përfaqësuesit e Petrol Company tek përfaqësuesit e Organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”. Shpërndarja e pakove te fëmijët do të bëhet nga organizata në qytetin e Prizrenit, në Skenderaj dhe në komunën e Hani i Elezit.
Ju kujtojmë që Petrol Company tashmë në çdo festë bën donacione të tilla duke prekur shtresa të ndryshme të cilët kanë nevojë.
Kryetari i shoqatës Fadil Pushkolli falënderon Petrol Company për donacionin:
“Ne falënderojmë Petrol Company që në prag të festave na gjenden afër në sofrat e jetimëve, i falënderojmë për bashkëpunim të sinqertë dhe që kanë shprehë gatishmëri për me na ndihmua ndaj familjeve skamnore që mbajnë jetim. Ne këto pako do t’i shpërndajmë në Komunën e Skenderajt në të Prizrenit dhe në komunën e Elez Hanit”.
Në anën tjetër përfaqësuesja e Petrol Company, Valentina Mekani tha që nuk është hera e fundit që do të bëjnë donacione të tilla:
“Ne sot jemi këtu për t’i dorëzuar 40 pako ushqimore në organizatën ‘Kujdesi për Jetimët e Kosovës’. Në Petrol Company tashmë është bërë traditë të ndihmojë ata që kanë nevojë qoftë në ditë festash apo edhe pa festë. Kjo nuk do të jetë hera e fundit që bëjmë donacion, ne do të vazhdojmë të bëjmë donacione të tilla sa herë të jetë nevoja. Uroj që edhe kompani të tjera të ndjekin këtë shembull që të bëjnë donacione të tilla”.
Po ashtu Mekani falënderoi dhe kryetarin e shoqatës si dhe të gjithë organizatorët për bashkëpunimin e lehtë që u mundësuan.
Ju kujtojmë që Petrol Company në vazhdimësi u del ndihmë shtresave të ndryshme me donacione siç ka ndihmuar: Familjet në nevojë me pako ushqimore në gjithë Kosovën, Down Syndorme Kosova, Fëmijët me Autizëm, Fëmijët e hospitalizuar në Repartin e Leukemisë, SOS Fshatrat, Fëmijët në Kopshtin Gëzimi Ynë në Fushë Kosovë, Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë e shumë donacione të tjera.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë