LAJMI I FUNDIT:

Amerikani që rrahu gruan për vdekje gjatë lundrimit para fëmijëve është gjetur i vdekur në qelinë e burgut

Amerikani që rrahu gruan për vdekje gjatë lundrimit para fëmijëve është gjetur i vdekur në qelinë e burgut

Një burrë i cili ishte burgosur për rrahjen e gruas së tij për vdekje para fëmijëve të tyre është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut këtë javë.

Familja, nga Utah në SHBA, ishte në bordin e anijes Emerald Princess në Alaskë kur Kenneth Manzanares, 43 vjeç, rrahu për vdekje gruan e tij 39-vjeçare Kristy më 25 korrik 2017, përcjell Telegrafi.

Ai u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë vitin e kaluar dhe u dënua me 30 vjet burg dhe pesë vjet me kusht.


Por më 14 korrik, Manzanares u gjet i pandjenja në qelinë e tij të burgut në Alaskë rreth orës 7 të mëngjesit. Ai u shpall i vdekur në 7.42 të mëngjesit.

Departamenti i Korrektimeve në Alaskë tha në një deklaratë se vdekja e tij nuk ishte e lidhur me Covid-19.

Ndryshe, Manzanares, Kristy dhe tre fëmijët e tyre po udhëtonin në lundrim për të festuar 18 vjetorin e martesës.

Gjatë udhëtimit, Kenneth dyshohet se “u këput” kur Kristy qeshi me të dhe i tha që dëshironte të divorcohej.

Ekipi i tij i mbrojtjes argumentoi se Manzanares vuante nga një çrregullim dhe kishte qenë duke përzier alkool me ilaçet e tij, duke kërkuar një dënim më të butë prej shtatë vjet e gjysmë pas hekurave.

Por prokurorët argumentuan se ai duhej të dënohej për gjithë jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori