LAJMI I FUNDIT:

Sami Lushtaku nesër zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt

Sami Lushtaku nesër zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka vendosur që në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021, të kandidojë për të parin e Skenderajt.

Lushtaku do ta zyrtarizoj kandidaturën e tij nesër më datë 19 korrik. Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, deputeti Mërgim Lushtaku.

“Të hënën, me 19 korrik 2021, në ora 19:00 në restorantin Atlantic, më i dashuri, më i afërti, më bashkëpunuesi, unifikuesi, ai që mendon dhe vepron për ju pa rreshtur, ai i cili e zhvilloi qytetin e juaj dhe e transformoi plotësisht, i juaji Sami Lushtaku do ta shpallë kandidaturën për Kryetar të Komunës. Jeni të ftuar, që t’i bashkoheni karvanit të fitores së madhe për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit të bukur të Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.


Bekim Jashari rikandidon për kryetar të Skenderajt
Lexo po ashtu Bekim Jashari rikandidon për kryetar të Skenderajt

Në garë për të udhëhequr edhe për një mandat me Skenderajn është edhe kryetari aktual Bekim Jashari. Jashari ka bërë të ditur dje se do të rikandidoj sërish në zgjedhjet lokale.

Të dashur qytetarë, nën betimin për të vazhduar qeverisjen time transparente dhe me duar të pastra, për të vazhduar me projekte të tilla edhe më madhore, për të arritur zhvillim ekonomik, mirëqenie, punësim të të rinjve, infrastrukturë moderne, furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, trajtim të ujërave të zeza, mbrojtje të mjedisit e planifikim të duhur hapësinor, kam vendosur që: Të kërkoj nga ju edhe një mandat qeverisës si kryetar i Skenderajt, me vendosmërinë më të madhe për t’iu shërbyer edhe për 4 vitet e ardhshme”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori