Të hënën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Pritjet për zhvillime konkrete edhe nga ky takim janë minimale nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tyre, të paktën nga ky takim duhet ketë një pajtim për temat dhe agjendën që duhet negociuar në muajt në vijim.
Njohësi i procesit të dialogut, Besnik Vasolli ka thënë se nuk pret shumë nga takimi i radhës Kurti-Vuçiq, pasi konsideron se do të jetë i ngjashëm me të kaluarin.
Ai ka thënë për KosovaPress në katër kërkesat e kryeministrit Kurti nuk ka pasur përgjigje konkrete dhe se shihet se palët janë pozicionuar në qëllimet e tyre. Për të gjetur zgjidhje, Vasolli kërkon përfshirjen më aktive të ShBA-së që palët të fillojnë dialogun dhe të shkohet drejt një marrëveshjeje.
“Do të jetë një takim i ngjashëm me të kaluarën. Zotëri Kurti ka parashtruar disa kërkesa për të cilat nuk kemi parë përgjigje konkrete. Kështu që mendoj që të dy palët janë pozicionuar dhe nuk janë duke treguar gatishmëri për të lëvizë nga ato pozicione. Sa do të arrijë BE-ja që t’i bind të lëvizin nga pozicionet e tyre, unë e kam pikëpyetje. Ndoshta ShBA, që duket janë të involvuara kanë mundësi të bëjnë pak lobim dhe ndikim pozitiv tek dy palët që të vazhdohet me dialog dhe të shkohet drejtë një marrëveshje”, ka thënë Vasolli.
Pesimist është edhe Emir Abrashi nga “Demokracia Plus”, i cili ka thënë se nuk pret zhvillime reale në takimin e 19 korrikut, por shpreson që të paktën të ketë dakordim për rikthim më serioz të këtij procesi.
“Nuk kam ndonjë pritshmëri për ndonjë zhvillim real në këtë takimin e radhës[…]Megjithatë shpresoj që të ketë të paktën dakordim për t’iu rikthyer në mënyrë serioze këtij procesi”, ka deklaruar ai.
Megjithëse thotë se mund të ketë lëvizje përpara në takimin e radhës Kurti-Vuçiq, Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shtuar se Qeveria Kurti në këtë proces është e ngadalshme, pasi po dëshiron kohën e nevojshme për shqyrtimin dhe analizimin e hapave drejt arritjes së një marrëveshje finale.
“Sa i përket lëvizjeve përpara, mund të them ashtu se ne jemi optimist se dialogu do të ketë zhvillime konkrete, lëvizet parapara drejt normalizimit. Megjithatë, nga ana e Kosovës po shohim se Qeveria po dëshiron të marrë gjithë kohën e nevojshme të zhvillojë këtë proces jo duke u ngutur, por duke shqyrtuar dhe analizuar mirë hapat drejtë marrëveshjes. Prandaj nuk shohim një marrëveshje të shpejtë”, ka thënë ajo.
Në takimin e parë të nivelit të lartë në kuadër të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti paraqiti katër propozime: Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë CEFTA-n në SEFTA. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Pas njohjes së ndërsjellët midis Kosovës dhe Serbisë, në të dy vendet të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave, që serbët në Kosovë të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. Ndërsa si propozim i fundit, Kurti kërkoi dorëheqjen e Veljko Odaloviqin nga delegacioni serb për të pagjeturit.
Përveç këtij takimi të nivelit të lartë, javën e kaluar është mbajtur edhe takimi i dy delegacioneve të nivelit të ekspertëve./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit