LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora me të dashurin Taika Waititi fotografohen të shoqëruar nga shoqja e tyre Ashley Benson gjatë një darke në Los Angeles

Rita Ora me të dashurin Taika Waititi fotografohen të shoqëruar nga shoqja e tyre Ashley Benson gjatë një darke në Los Angeles

Ata kohët e fundit festuan 4 korrikun në një ngjarje të mbushur me yje të famshëm.

Dhe Rita Ora, 30 vjeçe, bëri përsëri një paraqitje elegante ndërsa doli për darkë me të dashurin e saj Taika Waititi, 45 vjeç dhe shoqen e tyre Ashley Benson, 31 vjeçe, në Los Angeles të premten në mbrëmje


Këngëtarja dukej mahnitëse, ndërsa vuri në dukje barkun e saj të tonifikuar, teksa ishte veshur me një bluzë të zezë të prerë me një dizajn shumëngjyrësh në pjesën e përparme, shkruan DailyMail.

Ajo e kombinoi bluzën e saj me një fund të zi me çufka, i cili ishte i gjatë deri te thembrat.

Në majë të fundit, dhe rreth belit të Ritës, ajo kishte vendosur një rrip të trashë ngjyrë kafe, që mbulonte një pjesë të belit të saj.

Rita gjithashtu kishte veshur një palë sandale të zeza, duke plotësuar në mënyrë perfekte pamjen e saj elegante.

Për sa i përket aksesorëve, Rita mbante një çantë të vogël argjendi në shpatullën e saj të djathtë dhe gjithashtu mbante një përzgjedhje rrathësh në këmbën e saj të majtë.

Ndërkohë, Taika zgjodhi një veshje të rastësishme për takimin e mbrëmjes, me një këmishë të bardhë me mëngë të shkurtra me një dizajn që përfshinte banane të vogla.

Nën këmishë ai gjithashtu mbante një bluzë me ngjyrë të kaltër dhe kishte gjithashtu një palë xhinse blu të lehta.

Me një atmosferë verore dhe koreografi të veçantë, Rita Ora dhe Sigala sjellin klipin e ri "You For Me"
Lexo po ashtu Me një atmosferë verore dhe koreografi të veçantë, Rita Ora dhe Sigala sjellin klipin e ri "You For Me"

Regjisori përfundoi dukjen e tij me një palë atlete të bardha të thjeshta.

Çiftit iu bashkua në darkë shoqja e tyre Ashley Benson, e cila arriti në restorant e veshur me një xhaketë lëkure të zezë.

Nën xhaketën e saj ajo kishte veshur një bluzë të bardhë>

Në gjysmën e saj të poshtme ajo veshi një palë xhinse blu të zeza dhe një palë këpucë të bardha.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kjo paraqitje e këngëtares shqiptare vjen pak kohë pasi Rita publikoi në Instagram disa fotografi, në mbështetje të Anglisë, ani pse ata shënuan humbje nga Italia në finalen e Euro 2020.

“Akoma krenare. Ishte një nder të ju shikoja duke luajtur. Faleminderit. Më falni për rrëmujën pasi po punoja në të njëjtën kohë, ose po përpiqesha”, shkro Ora në Instagram. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Kalo në kategori