LAJMI I FUNDIT:

Kate dhe William të shqetësuar për djalin e tyre, duan ta mbajnë larg syrit të publikut

Kate dhe William të shqetësuar për djalin e tyre, duan ta mbajnë larg syrit të publikut
(Foto: Screenshot/Instagram/Twitter)

Princi britanik George, i treti në radhë për fron, është përballur me komentet e para negative në internet ditët e fundit, ndërsa disa nga komentet në rrjetet sociale në lidhje me shtatëvjeçarin janë me të vërtetë të neveritshme.

Pasi djali shikoi finalen e Kampionatit Evropian i veshur me një kostum si babai i tij, princi William, interneti u përmbyt me komente nga më të ndryshmet deri te ato ofenduese e neveritëse.


Për shkak të kësaj, familja mbretërore mund ta heqë përkohësisht George nga shfaqja në publik dhe ka gjithnjë e më shumë zëra se ata do të anashkalojnë një traditë të rëndësishme këtë vit.

(Foto: Screenshot/Instagram/Twitter)

Për ditëlindjen e tij të tetë (që është me 22 korrik), familja mbretërore duhet të publikojë portretin e tij të ri, por ka zëra se nuk do të ndodhë kjo.

Publikohet videoja ku shfaqen Kate Middleton dhe princi William duke ngushëlluar djalin e tyre pas humbjes së Anglisë
Lexo po ashtu Publikohet videoja ku shfaqen Kate Middleton dhe princi William duke ngushëlluar djalin e tyre pas humbjes së Anglisë

Angela Levin, një eksperte e familjes mbretërore, thotë se Kate Middleton dhe William e kanë të vështirë të merren me komente negative për djalin e tyre, dhe se ka shumë mundësi që këtë vit ata ta anashkalojnë traditën e publikimit të portretit të George për ta mbrojtur atë nga komentet e neveritshme.

Çdo vit, Kate Middleton bën fotografi të fëmijëve të saj për ditëlindjet e tyre, ndërsa fotografitë publikohen në faqen zyrtare të familjes mbretërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Kalo në kategori