LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet polici me motoçikletë zyrtare në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksidentohet polici me motoçikletë zyrtare në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Një zyrtar policor është aksidentuar sot me motoçikletë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të daljes Jugu – Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Rreth orës 14:37, njësiti i motoçiklistëve përderisa ishte në përcjellje të biçikletave, njëri nga zyrtarët ka pasur një vetaksident trafiku me motoçikletë zyrtare të policisë, i njëjti është dërguar në emergjencën rajonale në Prizren dhe pas trajtimit fillestar është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, tha ai.


Kelani tha se me rastin po merren hetimet e trafikut për të identifikuar shkaqet e aksidentit.

Gjithashtu, zëdhënësi Kelani tha se garat kanë qenë me karakter ndërkombëtarë të biçikletave “Tour of Kosovo 2021”. /Telegrafi/