LAJMI I FUNDIT:

Çfarë shkaktoi kaq shumë shi në Gjermani?

Çfarë shkaktoi kaq shumë shi në Gjermani?

Totali i reshjeve të filluara të mërkurën deri të enjten në mëngjes në pjesën më të madhe të Gjermanisë perëndimore dhe rajonit të Beneluksit, me provincat gjermane të Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz përfaqëson më shumë se një muaj të tërë të reshjeve në këtë rajon.

Kolni regjistroi 154 mm (6 inç) reshje shiu në vetëm 24 orë duke përfunduar të enjten në mëngjes, që përfaqëson gati dyfishin e mesatares së saj mujore për korrikun prej 87 mm (3.45 inç).

Dhjetëra të vdekur në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA-ja: Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta kaluar katastrofën
Lexo po ashtu Dhjetëra të vdekur në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA-ja: Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta kaluar katastrofën

Reshjet e shiut lokalisht më të forta rezultuan në përmbytje ekstreme. Në Reifferscheid, Gjermani, një shi i pabesueshëm 207 mm (8.1 inç) ra në vetëm 9 orë, sipas bazës së të dhënave evropiane të motit të ashpër, raporton cnn.


Por, çfarë shkaktoi kaq shumë shi? Reshjet ekstreme të shiut ishin rezultat i një zone të ngadaltë me presion të ulët, i cili lejoi krijoi një lloj rripi transportuesish në ajër të ngrohtë dhe të lagësht që ushqen stuhi të fuqishme dhe të sjellë reshje të mëdha dhe të qëndrueshme, sipas shërbimit kombëtar gjerman të motit, DWD.

Shkalla e reshjeve intensive po bëhet gjithnjë e më e zakonshme me ngrohjen e klimës, pasi ajri i ngrohtë mund të mbajë më shumë avuj uji që janë në dispozicion të shndërrohen në shi.

“Këto lloj rrebesh shiu me energji të lartë, të papritur të verës janë pikërisht ato që ne presim në klimën tonë të ngrohjes me shpejtësi”, tha Hannah Cloke, një profesoreshë e Hidrologjisë në Universitetin e Reading.

“Fakti që pjesët e tjera të hemisferës veriore aktualisht po vuajnë vala të nxehta rekorde dhe zjarre duhet të shërbejë si një kujtesë e motit tonë shumë më të rrezikshëm që mund të bëhet në një botë gjithnjë e më të ngrohtë”, shtoi Cloke.

Ndryshe, të paktën 43 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga moti i ligët gjersa kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ndodhet për një vizitë lamtumirëse në SHBA, ka pohuar se po bëhet gjithçka që është e mundur për ta kaluar katastrofën. /Telegrafi/

https://twitter.com/disclosetv/status/1415624670720794624

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori