LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të vdekur në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA-ja: Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta kaluar katastrofën

Dhjetëra të vdekur në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA-ja: Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta kaluar katastrofën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po e vazhdon vizitën ndoshta të fundit në SHBA, megjithëse janë raportuar 42 të vdekur si pasojë e vërshimeve të shkaktuar nga moti i ligët që po mbretëron në Gjermani.

Merkel, e cila është për një vizitë në Washington DC dhe ku do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse, raporton bbc.


“Këtu në Uashington, mendja ime është gjithmonë me njerëzit në atdheun tonë”, tha ajo.

“Ne nuk e dimë ende numrin, por do të ketë shumë – disa në bodrumin e shtëpive të tyre, disa si zjarrfikës që përpiqen t’i sigurojnë të tjerët”, e citoi atë të thoshte Die Welt.

“Dhe unë i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta të afërmve të tyre. Do të bëhet gjithçka për të gjetur njerëzit që ende janë zhdukur”, shtoi kancelraja gjermane.

Gjermania ka regjistruar të paktën 42 të vdekur shkaku i përmbytjeve - Merkel po e vazhdon vizitën në SHBA
Lexo po ashtu Gjermania ka regjistruar të paktën 42 të vdekur shkaku i përmbytjeve - Merkel po e vazhdon vizitën në SHBA

Kancelarja gjermane tha se ajo ishte në kontakt të ngushtë me ministrat gjermanë të brendshëm dhe të financave në lidhje me mbështetjen që qeveria federale mund të sigurojë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori